• |
ide | kryesore

I mori jetën Nicky Hayden, dënohet 1 vit burg

Sport



Një vit heqje lirie me dënim të pezulluar, heqje e patentës dhe pagesë të shpenzimeve ligjore. Ky është dënimi i dhënë nga Gjykata e Riminit për 30 vjeçarin romanjol që në 17 majin e vitit të kaluar me makinën e tij përplasi pilotin e Moto GP, Nicky Hayden.

Kampioni amerikan, që po pedalonte në rrugët e Misano, vdiq 5 ditë pas përplasjes së tmerrshme. Sipas hetimit, Hayden nuk do të kishte respektuar sinjalin “Stop” dhe makina që udhëtonte në rrugën kryesore e kishte tejkaluar kufirin prej 50 km / h.

Prokuroria, e cila kishte formuluar akuzën për vrasje në rrugë kundër shoferit, kishte kërkuar një vit e dy muaj burgim, duke njohur të gjitha rrethanat lehtësuese të rastit. Gjyqi u zhvillua me një procedurë të shkurtuar dhe për këtë arsye ndëshkimi do të reduktohet me një të tretën, ndërsa arsyet e dënimit do të depozitohen brenda 90 ditëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *