• |
ide | kryesore

Shqipëria nuk mund dot as Jordaninë

Sport



Duhej të ishte miqësorja e moralit përpara transfertës në Izrael, për Ligën e Kombeve,  por 90 minutat në Elbasan Arena mund të kthehen në boomerang për një fitore të munguar dhe një lojë nën ton.

Vetëm 0-0 edhe pse rastet nuk munguan për skuadrën e Panuccit që tani e gjen veten të detyruar të bëjë rezultat katër dite më vonë.

Ndër debutuesit ka qenë i pafat Mihaj, I dëmtuar që në fillim të ndeshjes, ndërsa ka bërë performancë të mirë Uzuni. Grintë, teknikë e një shtyllë e goditur nga sulmuesi, që mund ti kishte dhënë vetes debutimin perfekt, nëse do të kishte korigjuar shënjestrën me pak centimetra.

Tekniku Italian provoi edhe me dy sulmues e në këtë pikë Balaj e Manaj nuk zhgenjyen, por barriera e Jordanisë nuk lëshoi.

Tani në Izrael bëhet e vështirë të shpresojmë per rezultat, gjithnjë nëse luajmë në këtë mënyrë. Panucci para ndeshjes deklaroi se do të përdorte një pjesë të mirë të lojtarëve që do të luanin në Izrael… Kushedi nëse pas kësaj ndeshje nuk ka ndryshuar mendim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *