• |
ide | kryesore

Rita Ora hedh thumbin për Dua-n,’E para artiste shqiptare…’

Paparazzi, Slider



Së fundmi Rita Ora ka folur sërish për Kosovën në intervistën e radhës, por mund të shihet edhe si një ‘kunjë e vogël’ për Duan, duke bërë të ditur se ajo është shqiptarja e parë nga Kosova me famë ndërkombëtare.

Ajo po promovon albumin e saj më të ri që pritet të publikohet së shpejti, por Rita Ora nuk po e humb rastin ta përmend Kosovën dhe të flasë për vendin e saj. Rita është rritur në Londër por është shumë krenare për rrënjët e saj Kosovare dhe është falënderuese që kurrë nuk ka përjetuar ndonjë lloj diskriminimi në kryeqytetin e Britanisë, për të cilin insiston se është një qytet i mrekullueshëm dhe me diversitet.

Këngtarja për revistën OK! ka thënë: “Në fillim, të gjithë më pyesnin, ‘Prej nga vjen?’ E kur unë i tregoja që vij nga Kosova, njerëzit më thonin, ‘Ku është ky vend?’”

“Por, unë isha me fat pasi që klasa ime ishte plot me fëmijë të etnitete, feve dhe racave të ndryshme. Unë flas për vendin tim gjatë gjithë kohës. Kur kam filluar në këtë industri në vitin 2012, isha këngëtarja e vetme nga Kosova që ka arritur kaq shumë. Kështu që është përgjegjësi e imja të flas për vendin tim dhe ta vendos në hartë. Jam shumë krenare për këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *