• |
ide | kryesore

Video/ Dy autogola në 3 minuta: Kamza mund veten në debutimin e Gjokës

F1, Sport, Video



Nuk ishte kundërshtari i duhur Kukësi për të shpresuar një debutim të suksesshëm, jo vetëm sepse bëhet fjalë për një skuadër me ambicje të mëdha, por edhe ish-skuadra e teknikut debutues në pankinën e Kamzës, Ernest Gjoka. Blutë, që titullin e vetëm e kanë fituar me Gjokën në pankinë, i shkaktuan dëshpërim teknikut me 0-2 në javën e 14 të Superiores.

Në fakt, Kamza e ka humbur ndeshjen praktikisht vetë, me dy autogola në tre minuta, nga të cilat e gjithë Kamza e kishte të vështirë të merrte veten. Në minutën e 30 Frashëri në tentativë për të larguar topin e kthyer nga traversë, pas goditjes së Ethemit, e dërgoi në rrjetë, duke shkatërruar shpresën e vendasve për të përdorur kundërsulmin.

Sikur të mos mjaftonte, vetëm tre minuta më pas, Teqja bën të njëjtin veprim, nën presionin e Dzarias, duke mundur portierin Kirev, me një tjetër autogol, që mbylli lojën aty.

 

Të tilla situata kanë rrëzuar edhe skuadra më të kuotuara se Kamza, e madje me moral edhe më të shëndoshë. Një goditje e fortë për Gjokën, i mundur nga të tijtë, e me renditjen që vazhdon të jetë delikate, pavarësisht ndryshimit në pankinë, apo ardhjes së drejtorit të përgjithshëm, Cordella.

Kamza mbetet me 8 pikë në vendin e nëntë, pas 14 javësh kampionat, ndërkohë që Kukësi me 24 pikë në vendin e pestë ruan kontaktet me zonën europiane të renditjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *