• |
ide | kryesore

FOTO/ Gafa e steward të Manchester City: ngatërrojnë Mendy me një invazor fushe

Sport



Mungon që nga nëntori në fushën e lojës për një problem në gju e ndoshta nuk është cudi ajo që ndodhi në pas ndeshjen e Etihad Stadium. Benjamin Mendy ishte viktimë e një episodi kurioz në momentet e ekzaltimit të Manchester City, pas sfidës së fituar me Liverpool, një sukses që i lejoi Citizens të rihapin garën për titull.

Mbrojtësi francez, në veshje jo sportive, pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit ka zbritur menjëherë në fushën e lojës për të festuar me shokët, porn ë një moment të parë nuk është njohur nga një prej steward që e ngatërroi me një invazor fushe, duke e ndjekur nga pas për disa metra. Mendy, gjithnjë i buzëqeshur, ka bërë më pas shaka në Instagram me Aguero: “Të dua më shumë se gruaja jote”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *