• |
ide | kryesore

Video/ Ngo’o heroi i Tiranës: poker bardheblu, penalltia dhe dy fytyrat e Kamzës

Sport, Video



Michael Ngo’o, problematiku i Tiranës në gjysmën e parë të sezonit, kur bardheblutë ishin problem për veten, pas rikuperimit të raportit me teknikun, po kthehet në heroin e kryeqytetasve me zhurmë golash. Shtatlarti anglez është simboli i rikthimit të Tiranës, që këtë herë ka marrë një fitore më shumë se fondamentale për mbijetesën, duke mundur kundërshtarin direkt Kamzën, me një poker golash në pjesën e dytë, që shkatërroi ëndërrën e ndërtuar nga Gjoka në 45 minutat e para.

4-1, mjaftueshëm për të qendruar të qetë në bindjet e tyre se mund të jenë larg zonës së rrezikut, e për të konfirmuar se ajo që treguan në Kupën e Shqipërisë kundër Flamurtarit, nuk ishte rastësi.

Gjoka e kishte menduar në detaje sfidën dhe kur Plaku shënoi në minutën e 31, duke legjitimuar një përfaqësim më të mirë të Kamzës në pjesën e parë, u duk se pati më shumë se të drejtë. Vetëm se një ndëshkim i dyfishtë në të 39 komplikoi gjithcka.

“Sigurisht, ishte një forcë më pak, dhe loja e tregoi se ishte faktor dalja me të kuqe – pranoi tekniku Ernest Gjoka pas ndeshjes -. Ishte një pjesë e parë shumë e mirë. Më pas, ramë në një presion. Mua nuk më duket penallti, mund ta kem gabim, por ktheu gjithë lojën”.

Penallti dhe karton i kuq për Beqirin: nëse Ngo’o fali nga pika e bardhë, me 10 lojtarë Kamza nuk mund të bënte të njëjtën lojë dhe u lëshua në mëshirën e dyshes Hasani-Ngo’o që kombinuan në të 59 dhe 67, përpara se shkodrani të kompletonte dygolëshin e tij në minutën e 74, në një tjetër asist të anglezit.

Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Kamza mbetet e parafundit, me 15 pikë.



1 Comment

  1. Tani qe TIRANEN e bleu Don Duka me Don Lutfi Nurin normal do dali ne krye,kjo pritej.Pse kot e nxorri Rid Halili stilolapsin special nga xhepi i xhaketes qe te behej i besueshem nga Duk mafiozi ne prill 2018 kur e zgjodhi President ate kriminel Zemunllarin????????.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *