• |
ide | kryesore

Hollywood pret një festë të madhe, Katy Perry dhe Orlando Bloom do të fejohen

Paparazzi, Slider



Në ditën e ‘Shën Valentinit’, Katy Perry dhe Orlando Bloom, zbuluan se ishin fejuar. Menjëherë pas kësaj të gjithë ishin kuriozë të dinin nëse dyshja e njohur ka planifikuar të martohet apo të bëjë një ceremoni për zyrtarizimin e marrëdhënies.

Një burim i afërt i Bloom ka treguar për revistën ‘People’ se ai dhe këngëtarja për momentin po shijojnë këtë hap të ri në marrëdhënien e tyre. “Ata janë akoma të zënë duke festuar për fejesën. Nuk kanë ndarë ende ndonjë detaj për martesë. Ata janë duke planifikuar një festë të madhe për fejesën, ku do të ftojnë miqtë e tyre më të mirë”, – ka thënë ky burim. Pritet që festa e tyre të jetë shumë e veçantë dhe mesa duket të dy janë shumë të entuziazmuar për këtë gjë. Katy dhe Orlando kanë qenë të lidhur prej vitesh dhe pavarësisht se marrëdhënia e tyre ka pasur probleme të shumta, ata vërtetuan se dashuria për njëri-tjetrin është shumë e fortë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *