• |
ide | kryesore

“Kaluam disa minuta tronditëse”, Olta dhe Fabi rrëfejnë situatën gjatë lindjes së binjakëve

Paparazzi, Slider



Olta Ahmetaj dhe këngëtari i grupit “Produkt 28” Fabian Basha,kanë ndarë me publikun një histori të pa rrëfyer më parë.

Olta dhe Fabi u bënë prindër para 5 vitesh të dy djemëve binjakëve të quajtur Liam dhe Tristian.Ata kanë rrëfyer për herë të parë ankthin që kanë kaluar pasi erdhi në jetë një nga binjakët.Pasi erdhi në jetë Liam, për disa minuta, Tristian nuk furnizohej me oksigjen, për shkak të çarjes së placentës. Kjo bëri që mjekët të mobilizoheshin, por edhe Olta të rimerrte fuqitë. “Në fillim lindi Liami, ndërsa Tristiani nuk kishte më oksigjen, për shkak të çarjes së placentës. Kaluam disa minuta, rreth 5 minuta tronditëse. Ishte meritë e doktorit dhe e Oltës!”-tregoi ndër të tjera Fabi, ndërsa Olta tha se ishte edhe meritë e Fabit që vazhdimisht i jepte zemër.Gjatë kësaj kohe Fabi i kishte dhënë Oltës kurajo duke i thënë: “Zoti na i ka dhënë bashkë dhe do të na i lërë bashkë.”Nga ana tjetër, çifti i njohur tregoi se ata ende nuk janë celebruar por kanë menduar ta bëjnë celebrimin në një ditë me dasmën.“Ende nuk kemi bërë celebrim, në fillim ishte një vendim, tani është neglizhencë. Por duke qenë se nuk kemi bërë dhe dasëm e këmi lënë t’i bëjmë të dyja në një ditë.”-u shpreh Olta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *