• |
ide | kryesore

Skandal tek Schalke 04, tifozët i heqin shiritin e kapitenit Stambouli

Sport, Video



Nuk ka fund kriza e Schalke 04, që humbet 4-0 në shtëpi kundër Fortuna Dusseldorf, duke shkaktuar tërbimin e tifozëve. Në përfundim të fërshëllimës së trefishtë të arbitrit, një grup ultras ka zbritur në fushë e ka detyruar Benjamin Stambouli në lot të heqë dhe të dorëzojë shiritin e kapitenit. Tekniku, Domenico Tedesco, që është një hap larg shkarkimit, ka shkuar tek tifozët për të kërkuar ndjesë për gjendjen e skuadrës. “Një skuadër pa jetë” ka thënë ai në konferencë për shtyp.

Ndeshja e gjashtë radhazi pa fitore e Schalke, që ka një këmbë jashtë edhe në Champions League pas disftaës në shtëpi kundër Manchester United. Në harkun e pak muajve, skuadra e Tedesco ka kaluar nga yjet nën tokë e tani duhet të luftojë fort për të mos u rrëzuar. Kundër Dusseldorf, Stambouli e të tjerët prekën fundin e tani trajneri rrezikon shkakrkimin, edhe pse fjalët e tij në fund të ndeshjes ishin një dorëzim. “Kemi bërë një punë të dobët, ishim pa jetë, të padurueshëm, shumë nervozë, kemi humbur shumë topa, ishim bosh. Luajtëm një ndeshje për mbijetesë por thjesht nuk luftuam sa duhet” ishte komenti që vlen dorëheqjen e teknikut të Schalke 04.

https://www.youtube.com/watch?v=c9kRTIcmlhQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *