• |
ide | kryesore

Dhuna në stadiume, FSHF përplaset me Policinë e Shtetit, pezullohet Superliga

Lajme, Të fundit



Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar këtë të enjte krizën që ka kapluar futbollin shqiptar e posaçërish superligën fill pas dhunës barbare të ushtruar javën e kaluar në drejtim të arbitrit Hamiti.
Pas bojkotimit që arbitrat shqiptarë i kanë bërë futbollit, këtë të enjte FSHF ka lajmëruar se në fundjavë nuk do të ketë asnjë ndeshje, duke zyrtarizuar kësisoj krizën në futbollin shqiptar.

“Federata Shqiptare e Futbollit ju bën me dije se të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara këtë fundjavë nuk do të zhvillohen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit (BASHF) për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume.

FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Ne kërkojmë reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume, si parakushti themelor për të pasur një garë të shëndetshme dhe brenda standarteve.”-njofton FSHF.

FSHF dhe BASHF kërkojnë nga ana e policisë së shtetit që të ruajnë sigurinë dhe rendin në stadiumet shqiptare, por deri më tani nuk ka ende një reagim nga ana e autoriteteve apo Ministrit të Brendshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *