• |
ide | kryesore

Champions League, UEFA e ECA vendosin nesër revolucionin

Sport



Prej dy muajsh, UEFA e klubet më të mëdha Europiane, po studiojnë një revolucion të mundshëm të formatit të Champions League, duke nisur nga 20201 e nesër (19 mars) mund të jetë dita decizive. Sipas Wall Street Journal, në fakt, të martën do të zhvillohet një “mbledhje diskrete’ mes ECA, që përfaqëson klubet më të fuqishme të futbollit kontinental, e organizmit që administron kompeticionin.

Në tavolinë, përvec projektit të SuperLega që edhe në kohët e fundit është përjashtuar nga Ceferin e Andrea Agnelli, duhet të jetë mundësia për të ndryshuar Champions: prej kohësh flitet për modifikimet e mundshme që kanë të bëjnë me një sistem promocioni e rrëzimi (dicka e ngjashme me UEFA Nations League) me të cilin statusi i klubeve të ndryshme do të ndryshonte brenda kompeticionit, që për skuadrat e tjera do të ishte gati e parritshme. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është ai në lidhje me spostimin e ndeshjeve nga mesjava në fundjavë në mbrëmje. Kjo do të sillte modifikimin e të gjithë kampionateve kombëtarë në Europë, që do të fillonin të mendonin seriozisht zvogëlimin e numrit të skuadrave për të aplikuar kalendarin.

Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, kjo do të ishte një zgjidhje jo e pëlqyer nga UEFA, sidomos në terma afat shkurtër: “Cdo ndryshim është larg të qenit i sigurtë dhe nuk ka gjasa të ndodhë përpara 2024”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *