• |
ide | kryesore

Paqe e bërë me Inter… Icardi nga nesër në dispozicion të Spalletti

Sport



Pritja, dënimi, apo justifikimi, quajni si të doni, do të marrë fund: Mauro Icardi ka përfunduar kurat për gjurin e majtë të dëmtuar e nga nesër do të jetë në dispozicion të teknikut Luciano Spalletti. Sulmuesi argjentinas i Inter ishte jashtë që nga 13 shkurti, kur iu hoq shiriti i kapitenit pak, para transfertës së Europa League kundër Rapid Vienna. Që atëherë një seri e vërtetë kontradiktash e paqartësish mbi të ardhmen e tij, që duket se po veniten.

Në këtë pikë, pauza e kampionatit do ti shërbejë Icardi përtë rikuperuar një kondicion fizik të mirë, për tu future në fushë sa më shpejt, ndoshta që të dielën e 31 marsit në ndeshjen delicate me Lazio.

Vështirë se do të jetë titullar, por e sigurtë se do të jetë gati të fshijë periudhën e fundit me një gol të rëndësishëm. Ndërkohë, polemikat janë lënë mënjanë, ashtu si kërkesa për të rimarrë shiritin e kapitenit. Për rinovimin, duhet pritur, por hapi I parë drejt paqes është bërë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *