• |
ide | kryesore

Familja e pabesueshme Willock: tre vëllezër futbollistë në tre skuadra të ndryshme

Sport



Tre fëmijë futbollistë: një ëndërr që cdo prind i apasionuar pas sportit do të donte ti realizohej. Gati askush nuk ia del, por ekziston një rast ku realiteti ka kaluar fantazinë. Charles Willock nga Waltham Forest (një lagje e Londrës) jo vetëm ka tre fëmijë që kanë hyrë në botën e futbollit profesionist me autoritet, por i përkasin tre klubeve të një niveli prestigjoz europian: Manchester Unted, Arsenal e Benfica. I ati Charles e bashkëshortja kanë reshtur së punuari sapo kuptuan se mund të nxirrnin të ardhura nga aktiviteti i fëmijëve të tyre. Në fillim ishte e vështirë, pastaj sakrificat u shpërblyen dhe tani baba Willock zbavitet duke ndjekur tre talentet e tij, duke xhiruar ndeshjet, e duke u shndërruar në video analist për të korigjuar gabimet që mund të bëjnë gjatë ndeshjes. Tani është i lumtur, edhe pse ndoshta momenti më ekzaltues ka qenë në 8 maj 2017, kur në një ndeshje të kampionatit të Rezervave mes Manchester United e Arsenal, tre fëmijët ishin të gjithë në fushë, dy me Arsenal (ku në të vërtetë të tre kanë nisur futbollin) e një me Manchester United. Rezultati final 2-2 e të gjithë të kënaqur. Një histori gati e pabesueshme e që duhet rrëfyer në detaje.

Matty Willock (Crawley Town, mesfushor, 20-8-1996)
Në 2015 Arsenal nuk besoi tek ai dhe e la të lirë. Dy prova me Sunderland e Reading, pastaj firma me Manchester United për skuadrën e Rezervave. Në dy tre raste ka shkuar shumë pranë debutimit në Premier League, në 2017 kundër Crystal Palace kur doli në nxemje, por pastaj Mourinho vendosi që duhet të fuste Rooney në ditën e tij të lamtumirës. Në dy vitet e fundit është huazuar në disa klube, hollandezët e Utrecht, skocezët e St. Johnstone e St. Mirren, tani tek Craëley Toën në League Tëo.

Chris Willock (Benfica, sulmues, 31-1-1998)
Në 2017 kuptoi që tek Arsenal do ta kishte të vështirë të ndërtonte të ardhmen, kështu përgatiti valixhet dhe u nis për në Portugali, duke firmosur me Benfica. Tani ndodhet në skuadrën B, që luan në divizionin e Dytë, por shumë shpesh thërritet të stërvitet me skuadrën e parë. Në këtë sezon ka shënuar 9 gola në 26 ndeshje e konsiderohet një lojtar shumë premtues, që mund të përfshihet në skuadrën e parë në verën e ardhshme.

Joe Willock (Arsenal, mesfushor, 20-1-1999)
Më i vogli i shtëpisë është ai që e ka përjetuiar më nga afër atmosferën e futbollit të madh, sepse është përdorur 7 herë nga skuadra e parë e Topcinjve në ndeshje zyrtare. Wenger e bëri të debutojë në 20 shtator 2017 në Kupën e Ligës kundër Doncaster Rovers, ndërsa këtë vit Unai Emery e ka vendosur të luajë dy herë në Europa League: Joe shënoi edhe një gol kundër Vorskla Poltava, e trajneri e mbuloi me elozhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *