• |
ide | kryesore

“Bir ku*ve”, “kurban…”/ Të gjitha mesazhet e koduara të Tahirit për Ramën

Kryesore, Lajme

“Unë po shkoj në burg Lorenc!”. Me zë të mekur, mjekrën që i dridhej dhe sytë e përlotur, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i drejtohej në këtë mënyrë gazetarit Lorenc Vangjeli në studion e emisionit “Opinion” atë mbrëmje të nxehtë politike të 19 tetorit 2017. Ishte dita kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte dorëzuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e një prej emrave më të fuqishëm brenda radhëve të partisë së Edi Ramës.

Mes shumë deklaratave të atij emisioni, do të mbahet mend “mesazhi” që Tahiri i dërgoi nën rreshta shefit të tij, se ndihej i tradhtuar.

“S’kam asnjë marrëveshje dhe s’kam as nevojë të bëj marrëveshje me të. As dëshirë s’kam të bëj marrëveshje. Por të them një të vërtetë, jo domosdoshmërisht është marrëveshje Fevzi. Ti këtë e thua se e para ke në mend se jam i tradhtuar dhe e dyta e mendon se kam bërë një marrëveshje. Unë me Edi Ramën dhe me këdo s’kam as ndërmend as dëshirë të bëj marrëveshje për të vërtetën që dua ta kërkoj vetë”, tha Tahiri.

Shumë ujë ka rrjedhur nga ajo kohë dhe gjërat dihet si shkuan. Saimir Tahiri nuk u arrestua një ditë pas atij emisioni pasi Edi Rama ndërroi mendje dhe nga një “dru i shtrembër” nisi ta quajë atë një “njeri që i kishin rënë në qafë pa të drejtë”, citon lapsi.al. Tani thotë se madje duhet t’i kërkojmë falje.

Shumë aludime u bënë në atë kohë dhe shumë analiza, sidomos për një fjali që Tahiri kishte lëshuar në mëngjes duke dalë nga shtëpia.

“Nuk keni parë gjë akoma”, tha ai për gazetarët duke vënë në gojën e tij një frazë të Edi Ramës në fjalimin e tij të parë si kryeministër në parlament në 2013-ën.

Por Saimir Tahiri e ka përdorur edhe më pas këtë taktikë. Sa herë është ndier në vështirësi, ai i ka nisur të tjera “sinjale” shefit të tij në qeveri. E famshme është ajo e 19 prillit 2018.

Ishte koha kur emri i Saimir Tahirit përmendej në të gjitha raportet e ndërkombëtarëve. Presioni i tyre ishte shtuar dhe Saimir Tahiri, ende deputet, u paraqit në parlament pas gati 6 muajsh mungesë. Dy javë më pas ai do ta linte mandatin e deputetit, por përpara se të bënte këtë, lëshoi një tjetër deklaratë të fortë në oborrin e parlamentit.

“Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim, është gabuar. As më mbron njeri dhe as dua të më mbrojë… Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë askush që nuk mund, ose mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi, nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë”, tha Tahiri, citon lapsi.al. Të gjithëve u erdhi në mendje Edi Rama vetë, që vite më parë si kryebashkiak i Tiranës, përdori këtë frazë duke iu përgjigjur akuzave për korrupsion.

Dy ditë më pas ai doli edhe në emisionin “Zonë e lirë”, ku lëshoi një tjetër shigjetë kur Arian Çani e pyeti nëse ishte i gatshëm që të sakrifikohej për të hyrë Shqipëria në Europë.

“Nuk e mendoj fare, por mund të më takoj mua që të përballem me gjykatën deri në fund. Por ka dhe nga ata që sot i janë shmangur gjithmonë të vërtetës dhe sot janë në politikë shumë të pushtetshëm. Nuk ka nevojë për dëshmorë por ka nevojë për të vërteta”.

Çani e pyeti Tahiri se “Rama ka të drejtë kur thotë që…” “fajin e ka sistemi dhe jo njeriu”, e plotësoi ish-ministri.

3 maj 2018 Saimir Tahiri la mandatin e deputetit. Dalja e tij para mediave ishte e mbushur me mesazhe për Ramën, madje disa të drejtpërdrejta, duke futur në të njëjtën fjali edhe Lulzim Bashën edhe Edi Ramën.

“Një herë shtyllë e krimit, një herë dru i shtrembër, vrasin natën e të qajnë ditën”,  tha ai duke shtuar: “Tani janë bërë të gjithë bashkë përballë meje, e pushka top t’u bëhet unë këtu jam e do ia dal”.

Edi Rama e kishte zhgënjyer me fjalën e mbajtur në parlament, kur lavdëroi opozitën për denoncimin e fenomenit të kanabisit, por më fort e kishte lënduar pasardhësit i tij, Fatmir Xhafaj.

“Edi Rama në fillim të Parlamentit i falënderoi për kontributin opozitar, kurse pasardhësi im në detyrë, me akuza për policinë e kriminalizuar, ia kaloi dhe Saliut dhe Lulit” – dhe më pas ngriti gishtin dhe tonin e zërit: “Nuk më paskeni njohur fare dhe rimendojeni mirë”.

1 nëntor 2018, Saimir Tahiri doli sërish përpara gazetarëve. Sapo kishte marrë një dokument nga Italia ku thuhet se atje nuk kishte më hetime ndaj tij, pasi deklaratat e trafikantëve të drogës nuk ishin mundur të provoheshin. Tani Tahiri flet për “një dorë të zezë”, citon lapsi.al.

“Kam diçka me rëndësi, që dua ta ndaj me ju dhe publikun, sepse besoj se e vërteta nuk rri dot fshehur sado të mundohet e sponsorizojë “dora e zezë” që fshehtas e filloi më mua e po vazhdon më shumë akoma tani e ndoshta më keq pastaj”, tha Tahiri që togfjalëshin “dorë e zezë” e përmendi të paktën 3 herë në deklaratën e tij.

26 mars 2019. Ish-ministri i Brendshëm, teksa dilte nga një seancë maratonë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku mori zyrtarisht statusin e “të akuzuarit” në çështjen “Habilaj”, ka kërcënuar sërish përmes një mesazhi të koduar kryeministrin Edi Rama duke i përmendur “kurbanin”. Një libër i kreut të qeverisë mban pikërisht këtë emër.

“Nuk e ndjej veten asgjë nga ajo që ju thatë. Di të them që drejtësia i ka shumë borxhe njerëzve. Në këtë vend në 25 vite kanë qeverisur njerëz që kanë vrarë dhe vjedhur. Unë nuk kam vjedhur dhe vrarë kërkënd. Nuk është e kollajtë të jem unë kurban”, tha Tahiri për mediat pas seancës që zgjati rreth 8 orë.

Por ç’thonë vetë Rama dhe Tahiri për këtë historinë e mesazheve të koduara?

I pyetur në një intervistë për News 24, në prill të 2018-ës, Tahiri tha se nuk ka nevojë t’i çojë mesazhe të koduara ish-shefit të tij.

“Jo aspak, unë kur kam për të çuar mesazhe e çoj në mënyrë të drejtpërdrejt s’kam nevojë për kode”.

Vetë Rama tha në një intervistë për Sokol Ballën, në Vizion+,,po në atë kohë, se i vejn të qeshë kur dëgjon këto aludime.

“Është një gjë që mua më bën për të qeshur, që Saimir Tahiri apo dikush tjetër më bën mua presion. Unë nuk besoj që ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht… Për mua nuk ishte mesazh i koduar. Mua më vjen për të qeshur. Ajo që mund të them që një pjesë e madhe e atyre që komentojnë jetën politike duan t’i bindin të tjerët, atë që besojnë vetë, lidhur me mua, e si funksionoj unë. Kjo më bën për të qeshur, që Saimir Tahiri apo kushdo tjetër më bën mua presion”, tha Rama.

Por dyshimet se kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm kanë shkëmbyer me mesazhe të koduara në këto gati 2 vite mbetet. Dhe ndoshta kështu do të vazhdojnë përderisa lufta e klaneve nën kupolën e Rilindjes nuk njeh armëpushim. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Mesazhi i koduar/ Si e paralajmëroi Saimir Tahiri largimin e Xhafës

‘Kanë rënë çatitë, po mbahen themelet’, Tahiri mesazh nga vendi i origjinës në Tepelenë (FOTO)

Top Story/ Mesazhi i koduar që Tahiri dërgoi për Ramën

Mesazhi i koduar i Tahirit: Nuk është e kollajtë të jem unë kurban…

VIDEO+FOTO/ Saimir Tahiri përlotet në studion e “Opinion”

 

7 Comments

  1. Merrni frymen clirohuni.
    Njerezit ecin perhere e ma me ngut.
    Se per ku : as ata vete s,e dine.
    Drejt vetes ,jashte vetes.
    Kane harruar buzeqeshjet ,miresite
    dhe shpirtin kane tretur!
    Rendin drejt askunit duke qeshur pa qeshur,
    drejt lumturise boheme ,
    vargojsh shpirtrash , te rudhur te vdekur.
    Drejt mireqenjes , komoditetit ,virtualitetit
    duke humbur vetveten !
    Rendin drejt mitit,heroit,liderit,pompozitetit,
    duke vrare te thjeshten, te zakonshmen te ngohten hyjnore
    qe u pershperit embel ne vesh :
    mos me kerkoni larg , mbyllni syte,
    brenda vetes shikoni :
    Ja ku jam!
    E ne kete peshtjellimin per kapjen e qellimit .
    Ne mishmash idesh konceptesh qe mpijne.
    Nen tingujt e zhurshem ,te metalte qe therin
    Ne zderhallje egosh varferi shpirti ,
    Therras me sa fuqi kam:
    -O njerez ku shkoni,kthehuni, pushoni pak;
    Keni harru Zotin!
    Merrni frymen qe munguar

    1. Shume giu’ je . Mendo pozitiv . beso ne Zot(içfardolloj feje qofsh Zoti eshte gjithmone 1) , kush humbet Zotin ka humbur busullen e orientimit . Ishallah Zoti e ndihmofte kete vend dhe kete popull .

    2. Te lumtë goja Tani (orës 15:09). Ky popull e ka braktisur Zotin dhe ja ç’ndodh, njerëzit i hanë kokën njeri tjetrit. Por gjithmonë ka shpresë, gjithmon.

  2. Po zihen hienat!
    Pse s’komentoni ju llumrat e Merobazes dhe Cendrifuges?
    Ju ka ngecur penisi i Ridhjerjes ne fyt?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu