• |
ide | kryesore

Flet Rudina Hajdari: Vëllait i kam dhënë një këshillë ndërsa për vetingun e nënës…

Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike Rudian Hajdari ka folur në studion e emisionit “Open” në TCH për vendimin e saj për të mos djegur mandatin dhe duke dalë nga vendimi i opozitës. Ajo është pyetur edhe për vendimin që ka marrë vëllai i saj Kiri Hajdari që ditët e fundit është parë në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Si janë raportet në familjen time? Patjetër që flas me vëllain tim. Të gjithë kemi familjet tona. Ne jemi rritur në këtë mënyrë që të kemi mendimet tona të lira. Ne kemi kundërshtitë tona, por ne vendosim vetë. E vetmja gjë që i kam këshilluar Kirit është që të mos jetë pjesë e dhunës.

Patjetër që ia do të jetë në krah të demokratëve dhe unë jam në krah të demokratëve. Nuk i shoh komentet dhe këto momente ndoshta janë emocionale. Unë thjesht mendoj që kam një qëndrim të qartë në atë që bëj. Unë jam në krah të vëllait tim edhe pse ai ka mendimin e tij.

Ndihem shumë krenare për vëllain tim dhe që del dhe u thotë demokratëve në protestë që amanati i tim eti është me ju. Opozita del aty për disa qëndrime të drejta. Jam dakord me ato akuza që bën opozita.

Unë kam qenë kundër djegies së mandateve sepse e kam parë si një vendim që braktis përgjegjësitë që ka opozita. Patjetër që opozita është një mekanizëm, por mund t’i kishim kombinuar të dyja.

E bëra që nëna ime të kalojë vetingun? Është e pamundur që të merrem me këto akuza. Mamaja ime ka shumë vite në profesionin e saj. Unë kam vetëm pak kohë në këtë zanat. Unë kam përgjegjësitë dhe mia ajo ka të vetat për karrierën e saj. Kam folur me nënën për vendimet e mia, por deri këtu shkon debati. Ajo ka zgjedhur të jetë larg politikës për shkak të pozicionit të saj” – tha Hajdari. ©LAPSI.al



18 Comments

  1. Menyra se si kjo vajze eshte bêre députéte eshte skajshmerisht komuniste.Pa asnje contribut personal ne PD,vetem e vetem see eshte e bija e Azem Hajdarit.Azemi eshte simbol i PD.Komuniste them se ne kohe te Partise keshtu veprohej po te ishe vajza e Qemal Stafes apo Vojo Kushit.

    1. Dmth. E ka zgjedhur nje parti qe funksionon me metoda komuniste. Pra po vertetohet qe ajo parti po shkon drejt lindies.

  2. Ja ka dhi punen bashes kjo. Vuajti i shkreti per tu ber pak kryeministr. Po do ja marr kjo vajz partin. Fundja i takon ka dhen jeten i jati per ate parti. Po lulja cfar ka ber???

  3. Kuqale’ Po listat e sektit te qelbesirave a nuk i perpiloi Rama, e qe futi zhgarravina, e soje e sorollop delegate per deputete qe i keni ne rrjesht edhe sot, qe i bejne hosana atij fare debikryeminister? A se keni Spirriluqken simbol te servilizmit e te perdhunosjes politike, por kapeni me kete vajze, qe edhe kjo ka bindjet e veta, ka genin, ekurresesi mos mbani shprese qe ta rekrutoni me metodat e tuaja kuqale. Pastaj, ju keni sa, e sa bije kurvi deputete, bandite, hajdute, narkomane, mos i harroni keto, se jeni shumica e horrave qe drejtoni pushtetin qe po han bemat e vete.

  4. Kryekeput nje -anadollake nje njeri pa shprehje politike,pa nje vizion te qarte politik .Nje turp per te si del ne ekranet e televizioneve dhe turp dhe per ata ose ato moderatore qe e ftojne ne emisione -per mua -dhe nje mjelse lopesh-te kohes te Erdhjerit-ishte me e pergatitur se kjo .Thjesht -memece-gagace-turperoi emrin e babait te saj .

  5. Ske faj Ti kur te beri Bashe kari debutete Ty pa asnje merite..
    Dhe sa per vetingun jotem duhet te iki e para se eshte me e korruptuara gjyqetare ne vend..turp per juu..

  6. Ske faj Ti kur te beri Bashe kari debutete Ty pa asnje merite..
    Dhe sa per vetingun jotem duhet te iki e para se eshte me e korruptuara gjyqetare ne vend..turp per juu..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *