• |
ide | kryesore

Robben vendos veten në merkato, Inter po e mendon: “Nuk e lë futbollin”

Sport



Bayern Mynich mposht Hannover 3-1 e, duke përfituar nga hapi fals i Borussia Dortmund, vrapon drejt titullit kampion në Gjermani, por për tifozët bavarezë prezentë në Allianz Arena, ka qenë dita speciale për të parë rikthimin në fushë të Arjen Robben. Sulmuesi hollandez nuk luante një ndeshje të Bundesliga prej 161 ditësh për shkak të një problemi muskular e kur, pesë minuta nga fundi, Niko Kovac e futi në fushë, stadiumi është emocionuar.

Robben është mirëpritur nga nga një standing ovation i gjatë, e sa herë që prekte topin publiku festonte, duke e prekur shumë hollandezin, që pas ndeshjes deklaroi: “Jam thjesht, shumë mirënjohës. Për mua ishte emocionuese. Kur tifozët të presin në këtë mënyrë, është fantastike”. Fantastike sa për ta bërë hollandezin të marrë një vendim thelbsor për të ardhmen e tij: “Në këto muaj kam menduar vetëm të rimarr veten, por jam i lumtur që janë interesuar për mua kaq shumë skuadra. Tani mund ta them: e dua futbollin dhe dua të vazhdoj të luaj”.

Në fakt, Bayern e Robben kanë vendosur që në qershor do ti thonë njëri-tjetrit lamtumirë pas 10 sezonesh, por 35 vjecari, është vënë kështu vetë në merkato, duke qenë se kualiteti dhe eksperienca e tij mund ti bëjë punë shumë skuadrave. Në qershor Robben do të jetë i lirë të firmosë me parametër zero e për ta marrë shumë klube janë vënë në radhë.

Për të ka kohë që është në lëvizje Psv, që luan kartën e rikthimit në atdhe, në muajt e kaluar ka marrë një propozim nga FC Tokyo e të tjera nga Kina, Amerika e Emiratet Arabe, por e ardhmja e tij mund të jetë në Itali. Pas Godìn, Beppe Marotta po studion një tjetër goditje me kosto zero dhe Robben duket njeriu i duhur.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *