• |
ide | kryesore

Juventus kërkon trajner: ja kush do të jetë sipas bookmakers…

Sport



Lajmi për zyrtarizimin e largimit të Allegri nga Juventus, kur kanë mbetur edhe dy javë kampionati, ka nisur edhe valzerin e hipotezave për teknikun e ri që do të drejtojë bardhezinjtë sezonin e ardhshëm.

Emrat që qarkullojnë janë ato të Pep Guardiola e Antonio Conte, por ka nga ata që e mendojnë ndryshe. Sipas bookmakers në fakt e, saktësisht sipas kuotave të Ëilliam Hill, favoriti për tu ulur në pankinën e Juventus, është Maurizio Sarri, me një koeficient 4,50, duke lënë pas Conte me 5, e për të mbyllur podiumin Simeone me 6. Vetëm në vendin e pestë Guardiola, i kuotuar me 9, ndërsa listimin e mbyll Klopp me 26.

Duhet pritur për të mësuar se kush do të marrë pankinën e kampionëve të Italisë në sezonin e ardhshëm, por konkurenca është e fortë. Bardhezinjtë sipas atyre që është mësuar nga Sportmediaset janë në kërkim të një profili që ta bëjë skuadrën të luajë në mënyrë ofensive dhe të jetë i aftë të sjellë në Torino Champions League, që mungon që nga 1996 në palmaresin e italianëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *