• |
ide | kryesore

Kourtney braktis “Keeping Up With the Kardashians”

Paparazzi, Slider



Sot, në një intervistë aspak komode, producenti i shumë shfaqjeve, në mes tyre dhe “Keeping Up With the Kardashians”, Ryan Seacrest, u pyet nëse Kourtney ishte duke u larguar nga seriali i njohur. Një gazetar i “E!”, i cili është dhe rrjeti televiziv ku shfaqet seriali që ka për protagoniste motrat Kardashian, i tha producentit se Kourtney është gati për të ikur nga shfaqja.

Seacrest u përgjigj: “Mund të ikë, nëse nuk i ka kamerat nga pas. Të gjitha motrat mund të largohen për ca kohë, por duhet të kthehen sepse serialit i duhen dhe një apo dy sezone. Sinqerisht nuk e di si ja bëjnë. Ata kanë jetuar për gati një dekadë me kamarat që i ndjekin kudo. Unë nuk do ta bëja kurrë këtë, nuk ka rëndësi sa para do të fitoja. Dhe e dua Kourtney-n, realisht e dua.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *