• |
ide | kryesore

Icardi qendron apo ikën nga Inter? Wanda Nara: “Punë e kryer”

Sport



Linja e re e Antonio Conte duket se ka vënë në shënjestër si të panevojshëm tre pedina të rëndësishme të Inter: Mauro Icardi, Radja Nainggolan e Ivan Perisic, më tepër për motive jashtë futbollit se tekniko-taktike. Sulmuesi i krahut kroat është i impenjuar në kualifikueset e Euro 2020, ndërsa për të ardhmen e dy lojtarëve të tjerë, sinjale të rëndësishme erdhën vetëm një ditë më parë.

Ish-kapiteni zikaltër është përfolur se është në shitje nga klubi, që kërkon të inkasojë një shumë të rëndësishme, por argjentinasi ende preferohet nga shumë tifozë të Inter, një prej të cilëve i ka shkruar bashkëshortes dhe gruas së tij Wanda Nara në Instagram: “Bëj që Icardi të qendrojë”. Përgjigja ndaj kësaj kërkese e bën më të paqartë situatën e sulmuesit: “Punë e kryer”, duke i shtuar pas edhe një zemër.Mjaftueshëm enigmatike për të lënë ende të hapur cështjen nëse Icardi do të qendrojë apo jo në Milano.

Më ndryshe situata për Nainggolan, që e la vetën të tregojë përmes deklarateve, gjatë një eventi në Pescara, se nuk ka ndërmend të largohet nga Inter dhe se nuk është fare i shqetësuar nga zërat e merkatos: “E ardhmja? Kam ende tre vjet kontratë me Inter. Spalletti ishte një trajner i mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *