• |
ide | kryesore

Mos shko or trim!

2, Ide



Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se një pjesë e militantëve fanatikë të partisë Socialiste nuk kanë për tu bindur kurrë juridikisht, duhet të jetë një festë për qytetarët normalë të këtij vendi, sepse në fund të fundit është një apel për normalitet dhe dialog.

Ky vendim është i barabartë me 1000 letra me titullin ‘kur do flasim’, ne rastin konkret ‘kur do flisni’. Edhe pse ky vendim në vetvete e zhvendosi aksin e përgjgjësisë më shumë tek mazhoranca se tek opozita, nëqoftëse je dashnor i dialogut nuk ka fare rëndësi në cilin pozicion ndodhet ky aks përgjegjësie:

Përgjegjësia bëhet zero kur ti ke vullnetin për t’u ulur dhe për të vënë bërrylat mbi tavolinë. Pra nëqoftëse ky vendim shikohet pa komplekse dhe pa paranoja, mund të jetë dobiprurës jo vetëm për njërën apo tjetrën palë të përfshirë në konflikt, po për të gjithë.

A, nëqoftëse je dashnor fake i dialogut, kjo është çështje tjetër.

Fatkeqësisht nuk u pa kështu nga Kryeministri, njerëzit e të cilit edhe pse indirekt e akuzojnë Presidentin për një veprim të ndërmarrë në emocion e sipër, u treguan vetë më emocionale se kurrë, duke reaguar më shumë si militantë partie se sa si shtetarë.

Të jem i sinqertë, pavarësisht se cili mund të ishte reagimi final, nuk e prisja që Kryeministri të reagonte gjatë një takimi elektoral live, vetëm disa sekonda pasi Presidenti kishte bërë publik vendimin: mund të kishte pritur dhe shpjegimin e sotëm, ta përtypte disi më mirë këtë vendim e pastaj të fliste.

Gjatë  këtyre ditëve ka patur zëra në media dhe jashtë saj që janë shprehur se Presidenti e ndërmori këtë akt unik për të shpëtuar opozitën e cila po shkonte drejt dhunës: e rrjedhimisht dhe zëra të tjerë që Presidenti e bëri këtë akt si një apel të fundit për të mos shkuar drejt kaosit dhe destabilitetit.

Po ndërkohë, nuk kanë munguar dhe ato zëra, që e kanë parë këtë akt dhe si një përpjekje, le të themi edhe pse në thojza, për ta shpëtuar dhe vetë Ramën, nga aventura e zgjedhjeve monopartiake, tunelit të së cilës nuk i dihet kurrë fundi, qoftë për njërin qoftë për tjetrin.

Ndaj jam i bindur se Ramës, qoftë si individ, qoftë si Kryetar Partie, qoftë si Kryeministër, pas i këtij vendimi, nuk i hyjnë në punë as këshillat juridike, as ato politike: sepse dhe bërja nul e vendimit të Presidentit apo qoftë dhe retorika e shkarkimit të tij në Parlament apo krijimi për një javë a dy i Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm do e bëjnë akoma e më shumë qesharak, por do e fusë në një rreth vicioz atë personalisht, po fatkeqësisht dhe Shqipërinë, nga i cili ai së pari vetë nuk do të dalë dot edhe sikur të rri me dorën shtrirë nga mëngjesi deri në darkë:

Sepse tashmë aksi i përgjegjësisë më shumë se çdo herë ndodhet mbi të. Dhe ia vlen ta përsërisim ai shpëton nga kjo përgjegjësi e madhe publike e morale, qoftë dhe sikur për sy e faqe të hiqet si dashnor i dialogut dhe të ulet në tavolinën e dialogut qoftë dhe për disa minuta.

Edi Rama mund të dalë nga ky qerthull vicioz pa dëgjuar asnjë këshillë; vetëm thjesht të arrijë të përqendrohet disa minuta për të parë një skeç të vjetër të estradës të Tiranës ‘Trimi’.

Me pak fjalë, në këtë skeç, pë rata që iu kujtohet si dhe ata që nuk iu kujtohet, tre pleq punësuan një djalë që e quante veten trim, të bënte punët, të shkonte të vinte nga qyteti në fshat: ia plotësuan të gjitha i dhanë shumëfish, madje dhe paradhënie. Por, trimi nuk u ngop asnjëherë dhe kur pa një derë misterioze, që pleqtë e dinin po të hyje ngelje brenda e nuk dilje, edhe pse pleqtë në korr i bënin thirrje ‘ mos shko or trim’. ‘mos shko or trim’, prej tahmasë, trimi e kaloi atë derë dhe ngeli brenda e nuk doli më.

Kolegu im Andi Bushati, dhe disa të tjerë, për shkak të një teorie tjetër në lidhje me këtë çështje, duke qenë të bindur ( ndoshta jo edhe pa të drejtë) se që dielli të shndrisë tamam një ditë, duhet që zullumi të shkojë deri në fund, jam i bindur që po lutet ‘Aman shko or trim….

Por, unë këtë herë do t’i bashkohem Presidentit të Republikës, që ka që të premtën që po i thotë Ramës me letrat mbi tavolinë dhe jo me revole poshtë brezit, në mënyrë të përsëritur: ‘Mos shko or trim’

Syri.net



30 Comments

  1. Ndryshimi me bushatin eshte se bejtja tek meta kerkon presidentin, ndersa bushati nje tjeter agjent antisistem nga brenda sistemit.

  2. Nuk e dime deri ku shkon ky “Trimi”, por si nuk po dalin ca burra aty ne PS te vendosin rregull(qofte ky edhe Gramozi), e habitshme…. sa do te jete blere robi, ne fund ka ngelur pak moral… dhe PS ka te tille plot.

    1. …dhe PS ka te tille plot.

      i cike prekese kjo fjali, po une nuk prekem…kjo eshte i parti qe erdhi nga partia e qametit.

      ti mire e ke, vazhdo shpreso, por hudhi nga i here sy historise.

  3. I gjith ky diskurs eshte i sakte (dhe jam dakort me te ) nese partite do binin dakort .
    Nje pyetje , po nuk rane dakort si i behet z.Bejtja? Nejse , dalte per hajer .

  4. ME PAK FJALE TI THUA PO I DESHI KARI RAMES . LE TA COJE ZULLUMIN DERI NE FUND QE PASTAJ TE SHKOJE NE GOP TE ANETSE KY DHE GJITH KURVAT E KETIJ SOJI .

    1. Nuk eshte kaq e thjeshte. Rama e shume te tjere ne nivelin e tij “nuk mbyten”. Sa i ndodhi gje Berishes ne 97 Ata qe mbyten jane njerezit e thjeshte. E habitshme sesi Bejtja, bushati e soj e sorollop i bejne thirje perplasjes civile pa te keq. Kur zihet elefantet shkelet bari thone.

  5. SPAK u amerikan I ka tmerru krejt politikanet dhe sherbetoret e tyre biznesmeno– mediatiksa.Amerikoni osht gjigant or daku ,nuk pjerdh per asnji lloj robi kur vendos ,biles nuk e rru as per rus kinez.

    1. Trumpin nuk e ze gjumi as naten as diten a po behet reforma ne shqiperi apo jo.

      Sekretari i Shtetit ka komunikim perdite ne cdo vakt para buke pas buke me spartak ngjalen.

      Drejtori i CIAs i lutet 2 pensionisteve te huaj te ONM qe ta bejne mire reformen, se po nuk e bene deshton ekonomia amerikane qe varet drejtperdrejt nga shqiperia.

      Kane rene dakord palet ne Kongres qe te krijojne Departament qe merret vetem me kete ceshtje. Bisedimet kane ngecur sepse demokratet duan ta drejtoje Spartak Ngjala, ndersa republikanet duan Mero Gelbazen dhe Donika Pelen.

      Mira Karzhani 10/06/2019

  6. Ilir Meten e dijm se kush eshte,por qendrimi i tij per shembjen e Teatrit,shkarkimin e Mynyr Konit dhe
    shfuqizimin e zgjedhjeve Lokale,ka qene oksigjen per Demokracine shqiptare,e asfiksuar komplet nga
    skizofreni Edvin D’Rama.
    Prill 2013.Edi Rama:”Kush nuk do që ta tradhtojë 21 janarin nuk duhet të mbytet në gotën bosh të
    moralizimeve të palogjikshme mbi bashkimin PS – LSI.Vetëm paskëtaj [fitores së zgjedhjeve më 2013]
    fillojnë ditët kur do të vihet nëprovë morali i qeverisë që ne, të bashkuar,PS – LSI dhe të tjerë do të
    krijojmë për të rilindur Shqipërinë”.
    Prill 2013.Edi Rama:”Ah, se harrova, analistët A, B, C, që nuk lanë gjë pa thënë në emër të moralit nëpër
    banaqee uebfaqe më kanë thënë plot gjëra interesante që në tv nuk i thonë, por po ju them vetëm
    njërën: “Po nuk u bashkova me Ilir Metën ky vend mori fund, sepse do na lini me Saliun edhe katër vjet!”.
    Maj 2018.Edi Rama: “Ilir Meta presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë”.
    Qershor 2019.Edi Rama:”Ilir Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Nuk e meriton më titullin e gardianit kushtetues”.

    1. Ore ky presidenti a beri ndonje perpjekje per ti ulur palet ne tavoline para se te merrte vendimin “in extremis” te anullimit te zgjedhjeve.? Apo dhe Meta si puna e pleqve te Bejtes eshte tere kureshje ca do beje trimi…

      1. hahahahaha ore pall po rama u ballafaqua me popullin para se te bente marrezite e tij ? o socialista e kemi marr vesh qe ju kane nxjerr neper portale endri fuga ben blushi lali eri dhe edi rama, por te pakten mendohuni para se te flisni o parazit

  7. analistat tane elitar…te vesh duart ne koke..ketu sflitet per opinione ,deshira..flitet per ligje, e ne shqiperi duhet treguar njeher te vetme qe ligji sbatohet..smund te jemi pre ne e humoreve te politikanve tane,te vrava tani te vrava pastaj..deshira e metes mund te jete sh e mire po i lejohet a jo eshte ceshtja???si do rames te bjer dakort me bashen e monen..si i behet nuk behen zgjedhje????kane tere kete vit qe skan gjet gjuhen gjer mesot pse do e gjejn pikerisht tani??!!!prandajka mekanizma ligjor.po analistet tane i kemi ca te ps e ca te pd e dy tre te mones….ka dhe trima te urte si bejtja..

  8. E mor Andi, sic ke shprehjen e aparences prej mediokri ashtu edhe nderton argumentat, me skece estradash qe bejne humor per provincialet.
    Gjthsesi je deri diku i justifikuar per portalin dhe tifozat e tij ku aderon.

  9. Ironia e fatit ne kete rast eshte se na ka cuar te shpresojme ke Iliri…nuk do kisha dasht kurre te isha ne kete pozicion…
    por Iliri, na pelqen s’na pelqen, na ka ngel shpresa e vetme institucionale per te rezistu…

    ne rast se rilindja e shkarkon, Iliri duhet me shpejtesi te shperndaje parlamentin dhe madje t’ju coje garden dhe ti izoloje qe te mos futen me ne parlament, pasi kta, ngaqe kane numrat, mund te kalojne ligje te cmendura, mund t’ja aneksojne shqiprine Turqise apo Rusise ore, a e kuptoni sa e demshme mund te jete kjo bande…

    Verini gishtin kokes o shqiptare

  10. eshte njeri qe i pelqen vetja aq shume saqe vetquhet kafe e hidhur sikur te jet duke na iluminuar…UAUAUAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA tipike e te majteve

  11. Iliri meqe ishte me laps ne dore, duhet te cdekretonte dhe qeverine. Jeni ne vete more?? Cdekreton zgjedhjet se nuk hyri Mona ne zgjedhje! Ja u cdekretuan, do ulen ne tryeze keta qe nuk u ulen deri tani? Atehere cfare vlere ka “cdekretimi” ( se nuk dekretohen e cdekretohen zgjedhjet sa here do Liri)

  12. Beni ca te doni. Ne do i fusim shpallje republike e pavarur Tirones. Pashaporte do te kete vetem ai qe ka lind ne tiron.

  13. Na myten anal istat e gjitheditur. Asnjoni ska as edukimin per te fol e as kane pas funksione shteterore, ne fakt te gjithe tjerrin lesh, bojne si bytha te sgjuta dhe si ka thone njeri puna mare, as ne Shqiperi e as diku tjeter neper bote. Jane shqiptaret kara qe rrine e i shofin pernate para TV.

    Po sikur o Andush, me te ardhe une ne shtepi dhe me te grabit me pistolete ne dore. A do doje ti qe une te denohesha nga ligji? Tamom, ne shoqeri te civilizuara, punet rregullohen me ligj. Ne Afrike e Azi, punet i zgjidh i pari fisit, si te jete gdhi ate mjes.

    Vullneti politik, paqja sociale e ksi lloj pordhash me rigon bohen nul para ligjit. Jo per gjo po mbas nji, dy tre, kater vjetesh ngrihen kto sallaksat tamom per te njojten gjo. Si tia bojme?

    1. o brimshpum rama do bjere me dhune, dhe kur te vi momenti do pendoheshqe e ke shkrujt komentin. nje gje qe keni ju komunista/socialista/rilindkar eshte qe e keni te shkrujt ne ball dalloheni menjehere.

  14. Tani PS ka vendosur te marre tere pushtetet, tere bashkite me 30 qershor, Kuvendin e ka, Prokurorine e ka, Drejtesine e ka marre, Policine e ka, Gjykaten Kushtetuese do ta marre brenda dy javesh por tani synon edhe Presidencen ta marre brenda pak javesh. Kush do ta ndaloje EDI RAMEN? Tre pleqte? Trimi? Jemi nje republike parlamentare dhe PS ka shumicen. Mjerisht PS nuk po e kutpon qe disa pjese te pushtetit duhet tia leje opozites per te pasur nje kundershtar. Fatekeqesisht po kthehemi se shpejti ne nje shtet monist! Vendimi i Ilir Metes per anulimin e zgjedhjeve , eshte per te shpetuar ne radhe te pare vete PS qe mos ta lejoje ate te verbohet e qe te vendose diktaturen e saj ne tere institucionet e shtetit. te mos lejoje ate qe te shkaterroje rregjimin pluralist demokratik, te mos lejoje PS te emertohet si nje parti qe ka vendosur perseri diktaturen e proletariatit. Tere letrat e Edi Rames drejtuar PD jane te shkruara nga nje ndjenje supremacije, jo te nje respekti reciprok dhe nje pergjegjesije te perbashket te tere forcave politike per fatet e vendit dhe popullit.

    1. Edhe plaku mere Sali Vicidoli i kishte te gjitha institucionet madje dhe institucionet qe normalisht duhej ti kishte opozita i mori duke shpik opozite (KLSh) por iku per lesh me vote. Keshtu qe boll me kto perralla per uzurpimin e pushtetit dhe deshiren me marre pushtet ne tavoline duke dale nga sistemi.

  15. Akoma kane goje kurvat eRipjerdhjes, duhet te na vje keq per keta lloj kurvash sepse 40 vjet i kan ber gojore Rusit dhe Serbit, ndersa tani AMERIKES se modhe keta i bejn gojore bythore, dhe p,,,,,,ore, sepse nipi i shoferit te mbretit Zog! dmth gerdalla i gjat na e paska mir me Ameriken, USA ore funderrina kuuuurr nuk e beson rrace dhe sojin tuaj prej prostitute.

  16. O Andi pse ben sikur se di qe opozita nuk dialogon me Ramen pa dhene ai doreheqien si kryeminister.Eshte ne te drejten e saj per shkak te besushmerise se zgjedhjeve,ndaj ska dhe si rama te behet fajtor per mungesen e dialogut.Kjo klase prej muti politikanesh duhet qeruarnga politika pasi na shkaterruan e na cuan ne gremine vetem e vetem per karriket e tyrete qelbura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *