• |
ide | kryesore

“Për të luajtur futboll u shtira si djalë”: Kika, bukuroshja e Ajax e Hollandës tregon të fshehtën

Sport



Futbolli femëror, që tani bëhet cdo ditë e më i famshëm, fsheh kaq shumë histori sakrificash e lufte për barazi gjinore. Një prej këtyre, në mënyrë kurioze, vjen nga Hollanda, kampione e Europës në fuqi që po mahnit edhe në Botërorin e Francës. Përtej futbollit, bëhet fjalë për një nga vendet europiane më të evoluuara sociale, me një traditë shekullore mikpritje, tolerance e respekti për barazinë gjinore. “Nisa të luaj në moshën 5 vjecare në një skuadër djemsh – ka rrëfyer Kika van Es, mbrojtësja e Hollandës, 27 vjecare -, por duke qenë se në atë kohë futbolli konsiderohej një sport ekskluziv mashkullor, u hoqa sikur isha djalë. Ishte e cuditshme të dëgjoje të të thërrisnin Kika në jetën e përditshme dhe Randy në fushën e futbollit”.

Kika-Randy po ia dilte shumë mirë, aq sa pas dy vjetësh tek Olympia ‘18, skuadra e Boxmeer, qyteti i saj i lindjes, tërhoqi vëmendjen e vëzhguesve të dy klubeve profesioniste Psv e Nec Nijmegen, të cilët sapo zbuluan se ishte femër i thonë që nuk mund ta teseronin. Një zhgënjim i madh, që edhe sot e mërzit mbrojtësen e majtë të Leonesse Oranje. Tre vjet më pas Kika më në fund u lirua nga Randy falë thirrjes së parë të një seleksioni rajonal femrash të Federatës hollandeze: “Ishte momenti në të cilën kuptova që ishin shumë vajza që kishin ëndërrën time të bëheshin futbolliste profesioniste”, ka treguar ajo. Një ëndërr që u bë aq e madhe sa për të veshur fanellën e tre klubeve të mëdha hollandeze si Psv, Twente e Ajax, ku luan ende, e atë të kombëtares në të cilën debutoi në 2009 në moshën 18 vjecare, duke u shpallur kampione Europe në 2017.



1 Comment

  1. Moj Kika,pse nuk i shkruajte portalit “Shqiperia qe duam” tek ERTV,e ta kishte zgjidhur problemin menjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *