• |
ide | kryesore

Çështja e çuditshme e Bundesliga: një abonent i Paderborn paguan më shumë se ai i Bayern

Sport



Bundesliga ndez motorët për kampionatin e ri, që nis në 16 gusht. Klubet në merkato e tifozët me abonimet, janë gati të vendosin duart në portofol. Vetëm gjashtë klube, në krahasim me vitin e kaluar, kanë ngritur cmimet e tyre, që qendrojnë gjithësesi mes 180 e 225 euro, por ka nga ata që kanë përfituar nga ngjitja në kategori, apo hyrja në Europën e rëndësishme, duke menduar ti barazojnë llogaritë me ambicjet. Një rast mbi të tjetrët, ai i Paderborn. Skuadra e sapo ardhur në Bundesligë, ka planifikuar tashmë fushatën e abonimeve. E për një vend në radhë të parë, mjaftojnë 225 euro. Mund të mos duken shumë, por janë nëse sheh raportin e ambicjet e shoqërisë, në krahasim me klubet e tjera.

Tifozët e Bayern Munchen janë të lumtur e të kënaqur. Skuadra e tyre fiton kampionatin me rregullsi dhe cmimet i kanë të pranueshme. Një besnik bavarez shpenzon 145 euro për abonimin. Një shifër gati e pakrahasueshme me lumturinë që dhuron skuadra që dominon Bundesligën. Pak më i shtrenjtë Borussia Dortmund, që ofron abonimet me 219 euro. Të gjithë klubet e tjera janë poshtë 200 euro. 199 euro për mbështetësit e Herta Berlin e Augsburg. 195 për tifozët e Ëerder Brema e Freiburg. 190 për ata që duan të abonohen tek Schalke, Leverkusen e Mönchengladbach. Mjaftojnë 187 për skuadrën tjetër të ardhur në kategori Union Berlin. Tre euro më pak për Eintracht Frankfurt, ndërsa antarët e Fortuna Dusseldorf paguajnë 182. Lejpzig, ambicioz, “kënaqet” me 180 euro, ndërsa 150 euro është kuota e pranimeve për tifozët e Koln e Hoffenheim. Në fakt thueht gjithnjë se zemra nuk komandohet, por në këtë rast tiufozët e Paderborn, ndonjë dyshim edhe mund ta kenë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *