• |
ide | kryesore

Meta publikon videon e “votimeve socialiste”: Do shpik një dekoratë të re

Lajme



Një ditë pas votimeve të 30 qershorit, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar përmes një mesazhi urimi drejtuar qytetarëve, që pavarësisht “votimeve socialiste, i qëndruan larg konfrontimit dhe dhunës”.

Në një postim të publikuar në logarinë e tij personale në “Facebook”, Meta ka ironizuar votimet, duke shkruar se do t’i duhet të “shpikë” një dekoratë të re që t’i jepet “Heroit të votave socialiste”,  duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama. Bashkëngjitur me postimin, Meta ka publikuar një video ku demostrohet votimi familjar në një qendër votimi në Finiq.

Mesazhi i Metës

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.

Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video.

 

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *