• |
ide | kryesore

Inter u përball me United, në kohën kur Conte e Lukaku bënë planin

Sport



Antonio Conte e Romelo Lukaku i takuan rrugët e tyre, por puna është të kuptohet nëse u takuan për tu parë sërisht, apo për ti shprehur keqardhjen njëri tjetrit për një raport të dëshiruar por të pamundur. Interpretimet në rrjetet sociale social vërtiten mes shpresës dhe zhgënjimit. Realiteti, përtej një gjesti logjik e normal (tekniku po fliste pas ndeshjes me Pogba, kur sulmuesi doli nga fusha dhe e kërkoi me sy e pastaj u përshëndetën shpejt duke i rrahur shpatullat njëri tjetrit), tregon se sulmuesi i United mbetet një objektiv i zikaltërve por tratativa është e vështirë.

Një rrugë në ngjitje, e një objektiv cqë nuk është afruar aspak si shpresonin tifozët. Nëse në Angli shkruajnë se United ka refuzuar dy ditë më parë një ofertë të re të ardhur nga Milano (60 milionë euro plùs bonus, për shifrën totale sidoqoftë larg nga 83 të pretenduara nga Manchester), presioni i bërë nga Conte ndaj Marotta e Ausilio mund të ketë efektin e duhur në fillim të javës së ardhshme, kur në Nanchino është parashikuar një takim mes drejtuesve interistë e pronarve kinezë.

Nga Singapore, vjen kjo përshëndetje, miqësore: Conte beson sepse ka nevojë ta bëjë, e Lukaku shpreson sepse vullneti i tij është i qartë. Por nga këtu në mbylljen e tratativës luajnë akoma shumë milionë. E nëse sulmi i ardhshëm do të dështojë, është e mundur që Inter të ndryshojë kurs, duke u përqendruar vetëm tek Dzeko e duke u vënë në kërkim të një sulmuesi tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *