• |
ide | kryesore

Tifozët e Panathinaikosit hapin banderolën në ndeshje: Kufijtë nuk i njohim, kurajo Shqipëri!

Lajme, Të fundit



Një mbështetje e jashtëzakonshme dhe solidaritet ka ardhur nga ana e Greqisë, sa i përket situatës së vështirë që po kalon Shqipëria. Teksa më herët kishim parë shumë ekipe futbolli nga shteti helen që janë solidarizuar me këtë ngjarje, këtë herë mbështetja ka ardhur nga fusha e sportit sërish, por në basketboll.

Tifozët e Panathinaikosit ishin ata që në tribunën e tyre gjatë ndeshjes me Baskonian mbanin një banderolë ku shkruhej: “Dhimbje dhe solidaritet. Kufijtë nuk i njohim. Kurajo për gjithë popullin shqiptar”.



6 Comments

  1. Perkethim i gabuar dhe dashakeqes!!! Perkethimi i sakte eshte “Dhimbja dhe solidariteti kufij nuk njohin. Kurajo popullit shqiptar.”

    1. Andreas ndoshta gazetari e ka perkthyer online,ose e ka shkruajtur gabim nga shpejtesia por jo qe e ka bere me dashakeqesi.Po ta bente me dashakeqesi nuk e publikonte hic apo jo? Mesazhi qe donte te jepte lajmi u kuptua

  2. Bravo tifozat per shprehjene solidaritetit,por perkthimi i keq,me kujtoi nje telegram qe nje gjykate jepte pergjigjen,nje te denuari me vdekje,i cili kerkonte faljen e jetes.Pergjigja e sakte e gjykates,ishte :Falje e pa mundur .Te pushkatohet.-Nderkohe,telegrafisti qe sic duket ishte gjysanalfabet,e shkruan pergjigjen : Falje. E pa mundur te pushkatohet. -Por ky analfabetizem,shpetoi nga vdekja,te denuarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *