• |
ide | kryesore

Video/ Juventus i shëmtuar, por e shpëton CR7: bardhezinjtë +4 ndaj Inter

F1, Sport, Video



Ishte një nga përfaqësimet më të këqija sezonale për skuadrën e Maurizio Sarri, që megjithatë arrin të fitojë përballë Parmës, duke shfrytëzuar ndalesën e Inter, për të shkuar +4 në klasifikim. Dy gola të Cristiano Ronaldos kanë shpëtuar bardhezinjtë, që kundër dukalëve kanë vuajtur shumë.

Heshtja para nisjes së takimit, në nder të Anastasit, të ndarë nga jeta një ditë më parë, është thyer nga goli i Ronaldos, që i dha fund një ngërci të skuadrës së Sarrit, që përplasej rregullisht në një prapavijë të kujdesshme të Parmës. Ka qenë me fat portugezi, pasi goditja e tij është devijuar nga Darmian, duke përfudnuar në rrjetën e Sepe.

Juventus nuk u përmirësua edhe në pjesën e dytë, edhe pse pati meritën të shënontë golin e 2-1, menjëherë pas barazimit emilian. Cornelius në minutën e 55 ndëshkoi bardhezinjtë, që u përgjigjën tre minuta më pas me golin e dytë personal të portugezit, në asist të Dybala. 51 pikë pas 20 ndeshjesh për kampionët e Italisë, që janë shkëputur 4 pikë nga Inter, por që nëse Lazio fiton ndeshjen e prapambetur, rrezikojnë të kenë skuadrën e Inzaghi në vendin e dytë dhe vetëm tre pikë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *