• |
ide | kryesore

Inter i tërheq vërejtje Lukakut: klubit nuk i kanë pëlqyer deklaratat mbi koronavirus

Sport



Ashtu si ishte e parashikueshme, fjalët e thëna nga Romelu Lukaku (“Në janar 23 në 25 nga ne ishin të sëmurë, kushedi nëse ishte koronavirus”) kanë ngritur një tymnajë të madhe e Inter nuk ka dashur të komentojë mbi këtë. Por kjo vetëm zyrtarisht, sepse sipas La Gazzetta dello Sport, klubit nuk i ka pëlqyer konstatimi i belgut e privatisht e ka thërritur, pa dashur të futet në polemika me një lojtar të tijin.

Për më tepër ka disa detaje në tregimin e sulmuesit që nuk dalin, duke filluar nga datat. Para së gjithash Lukaku flet për kthimin nga pushimet e Krishtlindjes e 23 lojtarë të sëmurë, duke përdorur si shembull për ta konfirmuar tezën marrjen e mendve të Skriniar kundër Cagliari. Por kundër kuqebluve ishte 26 janari, Inter kishte nisur të stërvitej prej më shumë se një javë e transferta e Napolit e datës 6 janar kishte mungesa vetëm Asamoah e D’Ambrosio, prej kohësh të dëmtuar.

Kundër Cagliari Skriniar doli zyrtarisht nga fusha për shkak të gjendjes gripale, sipas raportit mjekësor, fakt i ditur për klubin që para ndeshjes, por lojtari kishte insistuar për të luajtur. Ndeshja pasuese ishte në Kupën e Italisë kundër Fiorentinës, zikaltrit kishin 7 mungesa, por katër (Gagliardini, Sensi, Brozovic, Borja Valero) ishin të dëmtuar ndërsa tre të tjerë (De Vrij, Skriniar e D’Ambrosio) ishin të padisponueshëm për “sindroma influencale”.

Inter bën të ditur se nga fillimi i 2020 janë regjistruar vetëm katër raste gripi, një e dhënë plotësisht në linjë me atë të cdo dimri. E sigurtë, nuk ka ekzistuar kurrë një situatë me 23 të sëmurë në 25 e janë stërvitjet që e dëshmojnë. Për më tepër, asnjë kundërshtar, asnjë drejtues ose punonjës nuk ka patur Covid-19 e edhe kjo dëshmon se nuk ka patur një vatër të virusit tek Inter në fund të janarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *