• |
ide | kryesore

Kane i pari në listën e merkatos së verës: pretendentët tani mund ti shkojnë deri në fund

Sport



Harry Kane, qendërsulmuesi i Tottenham, kishte përpara Covid-19 një vlerë prej 150 milionë euro. Kontrata e tij, e vlefshme deri në 2024, ishte një tjetër armë e fuqishme në favor të Tottenham për të sprapsur tentativat e pretendentëve. Anglezi ishte i katërti në listën e më të shtrenjtëve në botë pas Mbappé, Sterling e Neymar: Messi e Cristiano Ronaldo janë jashtë bursës për një seri arsyesh, përfshirë moshën.

Por tashmë Kane është arritur në kuota – edhe për shkak të dëmtimit të pësuar – nga Salah e Mané të Liverpool. Vetëm se diferencën në këtë rast e bëjnë ambicjen e klubit. Reds kanë fituar në 10 muajt e fundit Champions-in e tyre të gjashtë, botërorin e klubeve e Superkupën Uefa e janë një hap nga titulli kampion, që mungon nga 1990. Liverpool ka rikuperuar dimensionin e tij të superfuqisë së futbollit, pavarësisht eleminimit në Champions në 11 mars. Ndërsa prej 12vjetësh, Spurs nuk fitojnë asgjë.

Një tjetër vit i dështuar për një futbollist të dimensioneve të Kane, 27 vjec në 28 korrik, do ta bëjë lojtarin të reflektojë: të lidhet përjetë me Tottenham, apo të vihet në kërkim të trofeve. Real Madrid është vënë disa herë në ndjekje të qendërsulmuesit. Përgjigjia e vazhdueshme e Daniel Levy, presidenti i Spurs, ka qenë gjithnjë negative. Por presioni i qendërsulmuesit anglez për të ndryshuar ambjent, 278 prezenca e 181 gola me Spurs, përballë një ofertë të rëndësishme, mund ti ndryshojë letrat në tavolinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *