• |
ide | kryesore

Ngjallet pas katër vjetësh ish-futbollisti: anë të errëta të një historie mashtrimi

Sport



Jeta e dytë e Kamba, ish-mbrojtësi i mbërritur deri tek U-21 i Schalke 04 (ka qenë shok skuadre me Neuer), ka nisur në të njëjtin moment që u deklaruar i vdekur në 2016. Por kongolezi, që sot është 33 vjec, ishte vetëm viktimë e një tentative mashtrimi me sigurimet e ish-gruas së tij, si bën të ditur Bild.

Historia e pabesueshme e zbuluar nga e përditshmja gjermane ka nisur në janar 2016 kur Kamba, në Kongo, iu zhduk shokëve të udhëtimit gjatë një vizite brenda shtetit, përvecse duke humbur dokumentat, telefonin e paratë. Ish-gruaja, kjo është teza e prokurores Anette Milik, ka përfituar për ta deklaruar të vdekur në një aksident rrugor, duke sajuar një certifikatë false vdekje e duke inskenuar funeralin. E gjitha për të siguruar dëmshpërblimin e sigurimeve edhe pse avokati i gruas ka deklaruar se ish-gruaja ka mësuar për sigurimin vetëm pas vdekjes së presupozuar të ish-burrit.

Kamba në realitet kishte tentuar të mohonte fake neës duke shkuar në ambasadën gjermane në Kongo por vetëm në 2018. Ndërkohë ishte kthyer në Gjermani ku kishte gjetur edhe punë si elektricist. Një histori që hka shumë anë të errëta akoma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *