• |
ide | kryesore

“Nuk mund të shkatërrojmë dy sezone”: Commisso pozicionon Fiorentinën

-Instant, Sport



“Nuk e di sa raste të reja pozitiviteti ka në shoqëritë e ndryshme: nëse mund të përfundojë kampionati mirë, por nuk mund të shkatërrojmë dy sezone. Nëse duhet të kompromentohet dicka, më mirë të jetë ky aktual”. Presidenti i Fiorentina Rocco Commisso ka treguar pozicionimin e klubit të tij në situatën aktuale të futbollit italian për shkak të Koronavirus: “Mendoj se është e drejtë të përfundoj maksimumi brenda 2 gushtit. Shpresojmë të kthehemi sa më shpejt në fushë, por asnjë nuk e di cfarë do të ndodhë”.

Shoqëria viola është një nga të parat që bëri të ditur se gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë në testet për Covid-19, tre lojtarë e po aq pjesëtarë stafi: “Besoj se është më mirë të jesh transparent e kështu, pa bërë emra, ishte e drejtë të komunikohej prezenca e rasteve të reja. Janë të gjithë pa simptoma, nuk e dinin që ishin të infektuar, janë mirë e shpresojmë që shpejt të mund të stërviten” ka thënë numri 1 i klubit për RTV38.

Mendimi i tij shkon për shëndetin e të gjithëve, por nga ana sportive Commisso i ka idetë të qarta. Nëse pikërisht një kampionat duhet të mos luhet, është më mirë të jetë në këtë sezon, duke ruajtur të ardhshmin: “Nuk e di sa raste të reja do të jenë vërtetë në shoqëritë e ndryshme: nëse mund të përfundojë kampionati mirë, por nuk mund të shkatërrojmë dy sezone. Kështu, e rëndësishme është të mos dëmtohet kampionati i ardhshëm, përndryshe futbolli shkatërrohet. Nëse duhet të kompromentojmë dicka, më mirë ta bëjmë me këtë sezon. Mendoj se është e drejtë të mbarojmë brenda 2 gushtit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *