• |
ide | kryesore

Kryeministri Johnson autorizon nisjen e Premier, por tetë klube janë kundër

-Instant, Sport



Qeveria angleze i ka dhënë të shumëpriturën “rrugë të lirë” Premier League. Fundjava që nis në 12 qershor do të jetë ajo e rinisjes së kampionatit më të pasur e më prestigjoz europian. Një lajm i mirë për futbollin e ishullit por dyshimet mbi efektivitetin e rihapjes janë të shumta. Një ide më të qartë do ta japë mbledhja mes drejtuesve të klubeve të Premier: për të nisur projektin “Restart” duhen të paktën 14 vota në favor në 20 të mundshme.

Sipas “Telegraph” situata është e ndërlikuar sepse të paktën tetë klube janë kundër rinisjes së Premier, duke bllokuar kështu që kampionati të shkojë deri në fund. Përtej dyshimeve të drejtuesve të shoqërive, janë edhe shumë futbollistë kundër rifillimit të lojës në rast se numrat e pandemisë do të mbeten ende në nivelet aktuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *