• |
ide | kryesore

Tan Hoxha: Pas atentatit në Laç ia kam frikën asaj që do ndodhë në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Vrasja me dy viktima në Mamurras mbrëmjen e së shtunës, rrezikon të prodhojë viktima të tjera. Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion”, referuar vrasjes së Paulin Markut dhe Bujar Likës. Sipas Hoxhës të dy personat kanë pasur histori problematike në të shkuarën, ndërsa thotë se lufta po bëhet për tregun e Tiranës.

“Është një skenë vrasjesh, jo e zakonshme, por për fat të keq po bëhet e zakonshme. Në vitet e fundit ke disa skena ku autorët veprojnë me uniforma policie si komando. Deri tani në dyshim janë 4 persona. Por të hysh në një zonë si e Laçit dhe Mamurrasit që konsiderohet si objektiv i atentatit.


Personat kanë qenë brenda në lokal. Në fillim ka qenë Bujar Lika dhe pastaj ka shkuar biznesmeni Paulin Marku. Por këta ekzekutorë që përdorin këtë skemë është e vështirë të zbulohet. Ata kanë goditur në fillim Likën dhe pastaj Paulin Marku. Kjo e vështirësoi të kuptohej se cili ka qenë objektivi.

Ka një arsyetim logjik përse i pari ka qenë Lika sepse ata kanë menduar që Lika mund të reagojë dhe rezulton në vendngjarje që edhe mund të ketë qëlluar. E vërteton ekspertiza sepse ai ruhej. Pastaj është goditur Paulini. Autorët në fillim kanë izoluar Paulinin.

Backgroundi që kanë të dy personazhet i jep atë që ti e quajte si nëpër filma. Atentatorët duket që janë 4 por duhet të kenë mbështetje. Rezulton që numri i personave të implikuar është një numër i madh. Është dashur vëzhgim, mbikëqyrje, mbulim.

Në vendin e ngjarjes ka humbur jetën Bujar Lika, ndërkohë që Marku është dërguar në spital. Më rezulton që është vijim i ngjarjeve të mëparshme, të një historie që nëse nuk e ndërpresin autoritetet tona dhe nuk mbaron këtu. Uroj të mos ketë viktima, por më duket shumë e vështirë që të mbarojë aty.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur në Mamurras, frika më e madhe është në Tiranë. Të realizosh një ngjarje të tillë, të përdorësh kaq shumë njerëz të, të koordinosh, të hysh në një zonë ku kundërshtari ruhet dhe të realizosh dhe të dalësh nga aty do të thotë që situata me të vërtetë është serioze dhe uroj që autoritetet të ecin me hetimin që të parandalojnë sa më shumë viktimat në radhë.

Paulin Marku ka pasur vazhdimisht biznes në zonën e Bllokut. Ka pasur lokal nate, ka pasur bar. E di që është aksioner i një pallati. Ka pasur lojëra fati. Personazhe që kanë jetuar në qendër të Tiranës dhe nuk është se janë njerëz që nuk i njeh policia. Problemi është se aty ka më shumë indicie më shumë se ç‘duhet”, – tha Hoxha.

5 Comments

  1. Si bixhozxhi i di mire keto pune dreqi. Po thoj u burre qe pune droge eshte. Biznesmen thote. Erdhi Palini dhe Nikolini dhe fap u bene me lek, ndertues, biznesmen. Trafikante lale, femrash e droge. Ishalla henfshin koken e njeri tjetrit.

  2. Janë po të njëjtët, ata të cilët…

    …idealet e demokracisë, na i servirën të shkëlqyera për bukurinë dhe harmoninë e tyre dhe që u muarën nëpër këmbë nga po këta, të cilët nën trysninë e instinktive ataviste para arsyes e ligjit dhe e leverdive vetjake lakmitare dhe epshore e çuan këtë vend në kaos e degjenerim moral.

    … pushtetin, pasurinë, politikën e gjithçka që ekzistonte në Republikën e Shqipërisë, e trajtuan si pronë të vetën, e uzurpuan dhe e privatizuan duke abuzuar me vlerën reale të tyre, nëpërmjet djegieve, shkatërrimeve e falsifikimeve të dokumenteve për tjetërsimin e pronësive në industri, bujqësi, transport rrugor, hekurudhor, detar ajror, në mbrojtje etj…

    …shkatërruan gjithë infrastrukturën arsimore – kulturore e shëndetësore të shtrirë në të gjithë Shqipërinë: çerdhe, kopshte, shkolla, universitete e institute, spitale, qendra shëndetësore, teatro, vatra kulture, Kinostudio, biblioteka, ansamble folklorike, grupe popullore etj., duke i kthyer nga institucione edukimi e kulture në ngrehina të rrënuara. Një barbari e vërtetë e inspiruar nga këta kusarë biblikë…

    … instaluan një sistem drejtësie me gjyqtarë e prokurorësh kanibalë,të korruptuar e të pashpirt, një sistem grabitqarësh, pa nder e moral, kusarë dhe vrasës, “bunkerin mbrojtës” të kusarisë dhe makutërisë së tyre. Për të instaluar PADREJTËSINË. Projektin e kishit gati.

    …rekrutuan në sistemin e drejtësisë fshatarë të pagdhendur me një kurs plepash 6 mujor (“plepistët), krejtësisht të paaftë e për rrjedhojë, servila, të frikësuar, të përdorshëm me lehtësi. Të tillë u duheshin… që vendimet t’i merrnin sa hap e mbyll sytë, me po atë lehtësi që nxirrnin qurrat prej hunde dhe pastaj i fshinin në prapanicat e tyre…

  3. o gazetaruc qe ben zedhenesin e kapove ne politiken e majte , do beje vaki ajo qe do vrasin njeri tjetrin si gjithmone

  4. Si ka mundesi qe vetem ky katunari qe i thote vetes gazetar i di keto muhabete te fortesh. Kush gazetar ne nje vend normal nxjerr te tilla gjera nga goja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu