• |
ide | kryesore

I preferuari i Sarrit?: “Higuain është i vetmi me të cilin zihem vërtetë”

-Instant, Sport



Kundër Milan do të jetë si një ndeshje titull për Juventus. Maurizio Sarri është i kujdesshëm për kuqezinjtë, që gjithnjë ia kanë bërë jetën të vështirë këtë vit: “Na kanë vënë gjithnjë në vështirësi këtë sezon – ka komentuar tekniku bardhezi-. Të luash me Milan një në këto momente është një ndeshje e komplikuar, janë në formë d kundër Lazios e treguan”.

Do të mungojnë De Ligt e Dybala të skualifikuar, duhet të luajë Rugani e Higuain: “Këto janë dy zgjidhjet më të sigurta – ka pranuar Sarri -, por nuk kemi vendosur ende asgjë. Të gjithë flasin për organikën tonë të madhe, por në realitet kemi vetëm 15 lojtarë për momentin. Chiellini e Alex Sandro po stërviten me grupin, por nuk janë ende në gjendje të luajnë një ndeshje”.

Në San Siro Higuain do të ketë rastin e tij si titullar: “Është mirë fizikisht, por nuk e di sa mund të mbajë në fushë. Duket se është mirë – ka thënë Sarri -, por do ta vlerësojmë. Nga ana fizike e sigurtë që do ta ketë të vështirë, por në anën mentale është shumë mirë. Grindemi gjithnjë në stërvitje sepse ai është kështu, ka nevojë për një kundërshti të fortë për të dhënë më të mirën”.

Në horizont është Champions League: “Nuk ne kemi të dhëna për të ndërhyrë në përgatitje, edhe sepse na mungojnë ditët dhe sepse jemi të paktë në numër. Ne nuk mund të bëjmë përgatitje duke synuar Champions League. Nëse për dy javë do ti kem të gjithë në dispozicion, mund të fillojmë të mendojmë për të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *