• |
ide | kryesore

Natë e trazuar në Urgjencë për Brozovic: sërisht alkol dhe ndërhyrje e Karabinierëve

-Instant, Sport



Ka qenë një mbrëmje e trazuar Marcelo Brozovic, mesfushorin e Inter që, në Milano, që ka bërë një rrëmujë të vërtetë në sallën e urgjencës ku pretendonte të vizitonte një mikun e tij të plagosur lehtë në këmbë, një kroat 42 vjecar, përpara personave të tjerë prezentë, që ishin në gjendje më të rëndë. Në fund për të qetësuar situatën, kanë ndërhyrë Karabinierët.

Lojtari zikaltër, që vetëm rreth 15 ditë më parë i pezulluan patentën për shkeljen e një semafori të kuq me makinën e tij Rolls Royce, dje është shfaqur i nervozuar, gjithnjë për shkak të konsumit të alkolit. Aq sa në mbërritjen e forcave të rendit, që u thërritën nga shërbimi shëndetësor i spitalit San Carlo, të bezdisur nga sjellja e tij intensive e presionuese, ka vazhduar të bëjë një sjellje arrogante, deri kur policët i kanë thënë të qetësohet sepse sjellja e tij po kalonte në cështje penale. Pastaj Brozo i kërkoi ndjesë të gjithëve, edhe mjekëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *