• |
ide | kryesore

I duhet vetëm një pasaportë: Suarez tek Juventus është i destinuar, foto bën xhiron e botës

-Instant, Sport



Suarez me Juventus duket se ka përmbyllur gjithcka, ose më saktë gati gjithcka, sepse ka një problem të vogël që uruguajani mund ta zgjidhë. Motivi është i lidhur me dokumentat e Suarez, uruguajan 100%, por me mundësinë për të marrë edhe atë komunitare falë gruas italiane. Një mundësi, sepse Suarez nuk i ka nisur kurrë praktikat për ta bërë as për tu bërë qytetar italian e as për të marrë shtetësinë spanjolle, që merret me një kontratë pune prej më shumë se dy vjetësh në Spanjë.

Në këtë momento, Suarez është 100% ekstrakomunitar e në këtë merkato verore Juventus i ka zënë dy vendet në dispozicion me Arthur (Brazil) e McKennie (SHBA). Për të luajtur në Serie A, Suarez duhet të bëjë një kërkesë në Konsullatën italiane të Barcelonës deri sa pozicioni i tij të ekzaminohet, ose në shtetin spanjoll për të marrë shtetësinë për arsye pune.

FOTO QË BËRI TIFOZËT TË ËNDËRROJNË
Një foto e “vogëlushit” Matthijs de Ligt me sulmuesin uruguajan në kohët e Ajax po bën xhiron e ëeb. Duket si një shaka e fatit, që dy protagonistët të jenë shokë skuadre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *