• |
ide | kryesore

Infeksion në këmbë për Cristiano Ronaldo: tronditet Portugalia para sfidës me Kroacinë

-Instant, Sport



Dy ditë nga sfida e Nations League kundër Kroacisë, në kampin e Portugalisë kanë rënë këmbanat e alarmit. Luzitanët rrezikojnë të humbasin për sfidën e rëndësishme yllin e tyre më të shndritshëm, Cristiano Ronaldon. Kampioni i Juventus, në fakt, nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e djashme për shkak të një infeksioni në një gisht të këmbës së djathtë. Lajmin e ka bërë të ditur Federta luzitane. CR7, që ka arritur vetëm të punojë në palestër, i është nënshtruar menjëherë trajtimit me antibiotik e situata klinike do të vlerësohet cdo ditë.

Portugalia kampione në fuqi, rrezikon të humbasë njeriun e saj më përfaqësues për debutimin në kompeticion, të shtunën, kundër Kroacisë. Problemi në këmbë nuk është serioz, por një sezon të gjatë përpara, nuk do të rrezikohet asgjë, kështu që CR7 mund ti duhet ta shtyjë për ndeshjen kundër Suedisë të martën ‘gjuetinë’ për golin numër 100 me Kombëtaren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *