• |
ide | kryesore

Silvio Berlusconi dhe vajza e tij dalin pozitiv me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Edhe Marina Berlusconi, vajza e Silvio Berlusconi-t ka rezultuar pozitive me Covid-19.Mediat italiane shkruajnë se pas një serie tamponësh negativë, i fundit, gjatë fundjavës, dha një rezultat tjetër.E megjithatë, presidentja e i Fininvest dhe Mondadori, është mirë dhe normalisht po punon online. Vajza e madhe e ish-kryeministrit, i cili vazhdon të jetë i shtruar në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar pneumoninë e koronavirusit, është izoluar me familjen në shtëpinë e saj në Milano që kur babai i saj doli pozitiv të mërkurën e kaluar.Është e panjohur nëse anëtarët e tjerë të familjes së tij, janë gjithashtu pozitivë. Nga burimet mësojmë se kushtet e bashkëshortit dhe dy fëmijëve të saj, të cilët janë të mitur, janë gjithashtu të mira.Ndërkohë, tri ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar evolucionin e pneumonisë së Silvio Berlusconit.

“Ecuria është e rregullt dhe pacienti është i qetë”, tha mjeku jashtë spitalit duke shpjeguar se “faza është delikate” pasi infeksioni viral “meriton terapi adekuate dhe ka kohën e vet”, por duke përsëritur optimizmin e kujdesshëm të shprehur tashmë për gjendjen e ish-kryeministrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *