• |
ide | kryesore

Në prag të nisjes së vitit akademik, universitetet me leksione në auditorë dhe online

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në 2 nëntor pritet të nisë viti i ri akademik. Për shkak të pandemisë ky vit pritet të jetë ndryshe nga të tjerët.


Në një takim që ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi një takim me rektorët e universiteteve publike dhe private.


Në qendër të diskutimit ka qenë plani i masave të ndërmarra prej tyre për nisjen e mësimit.

Gjatë takimit është diskutuar veçanërisht për mënyrën e zhvillimit të leksioneve dhe seminareve në kushtet e pandemisë.

Mësohet se të gjitha institucionet e arsimit të lartë janë përshtatur me metodën e ‘mësimit të kombinuar’ (në auditore dhe ‘online’) sipas specifikave të tyre përkatëse. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu