• |
ide | kryesore

Flamuri turk mbi universitet. Shqipëria zgjedh mes Erdoganit dhe Makronit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Shumë kush është ndjerë i habitur kur ka parë të enjten në darkë projektimin e flamurit turk me gjysëm hënën e bardhë mbi sfond të kuq, të projektuar mbi godinën qëndrore të Universitetit të Tiranës. Çudia ka të bëjë me faktin se ndonëse ky akt justifikohej me celebrimin e 97 vjetorit të republikës turke, një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë as me vende të tjera fqinjë, që Shqipëria i ka aleatë strategjikë, si Italia apo Greqia. 


Pra askush nuk ka pasur fatin të shikojë flamurin helen apo atë tri ngjyrësh, kur këto shtete kanë pasur festat e tyre kombëtare.


Pikërisht kjo “risi” që s’ka të bëjë me ndjekjen e një tradite, të bën të mendosh se flamuri turk u projektua në perspektivën që mbyll bulevardin qëndror të Tiranës për shkaqe të tjera. Dhe për t’i kuptuar ato është mirë të shohim pak sfondin në të cilin ndodhi kjo ngjarje.

Ajo ndodhi kur Turqia e presidentit Erdogan është përfshirë në një konflikt jo vetëm verbal me Francën e Emanuel Makronit, përplasje që ka degraduar edhe në  fyerje personale mes dy liderëve.

Lexo me tej:

‘Demoni i Parisit’/ Bota myslimane e tërbuar me Emanuel Makronin

Ajo ndodhi, kur pas atentatit barbar ndaj arsimtarit Samuel Paty, fasadat e godinave të shesheve qëndrore të Francës u mbushën me kopertinat e të përjavshmes Charlie Hebdo, me karikaturat e profetit Muhamet (poshte).

Des caricatures de "Charlie Hebdo" projetées sur des immeubles à Toulouse et Montpellier VIDEO. Unes de "Charlie Hebdo" screened in Montpellier and Toulouse - Teller Report

Pikërisht ky apel i presidentit Makron për lirinë për të karikaturuar dhe për të blasfemuar, solli përplasjen e tij me Erdoganin. Në Tiranë u ndoq e njëjta formë me projeksion mbi godina, por duke vënë aty flamurin turk.

Universiteti Politeknik i Tiranës ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë Ky projektim në Tiranë ndodhi në ditën që Franca u godit nga një tjetër atentat terrorist, këtë radhë në qytetin e Nisës. Pyetja është: meqë celebrimi i festave kombëtare nuk përbën një traditë në kryeqytetin tonë, a mund të kishim projektuar këtë të enjte një solidaritet me dhimbjen e Francës, siç u bë në kohën e atentateve ndaj Charlie Hebdo, para se të solidarizoheshim me flamurin turk? 

Ky flamur u projektua mbi godinën e universitetit, kur Franca, me të cilën është solidarizuar e gjithë Europa perendimore, ka ngritur lart zërin për lirinë dhe indipendencën e arsimit dhe për domosdoshmërinë që ai të jetë laik.

Videot/ Struci Veliaj nën hijen e memorialit të Erdoganit

Duket se shumëçka ka ndryshuar që nga janari 2015 kur kryeministri Edi Rama vuri tre lapsa në xhep dhe marshoi rrugëve të Parisit në kujtim të viktimave të kësaj gazete satirike.

Pesë vjet më pas, në të njëjtën ditë që vendi i iluminizmit u përgjak nga një terrorist që bërtiste Allahu Ekber, në Tiranë u përzgjodh të kalohej në heshtje solidarizimi me viktimat dhe të përkujtohej festa e republikës turke. Dhe kjo u bë pikërisht me metodën e projektimit në fasada, të cilën Makron zgjodhi për të nderuar viktimat e vendit të tij.

Ky detaj nuk i “shpëtoi” nga vëmendja as agjensisë turke të lajmeve Anadolu Agency (poshte) e cila shkroi: “Në Shqipëri është zgjedhur një mënyrë e veçantë për të shënuar 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, në mungesë të ceremonive për shkak të pandemisë COVID-19. Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Turqisë dhe flamurit të Shqipërisë”. 

©Lapsi.al

35 Comments

  1. Me ke nuk e zhdrodhi ne histori Shqiperia ky shtet karagjoz?

    Turq, Austriak, Italian, Anglez, Amerikan, Serb, Rus e Kinez (aq sa na njeh dija) per mos folur per lesh harpin 30 vjecar qe eshte shkelyer bXXXXXh me ke i ka dale perpara per ato cika leke qe duan matrapazet kok fjetur e te perenduar pordhitikane.

    Shqiperia eshte shteti me karagjoz ne planet qe nuk i rri XXXXX rahat apo me nje vend.

    Yrysh perpara drejt XXXXX.

      1. Nje shtet i mire i drejton dhe edukon njerzit e tije ne rruge te duhur dhe te drejt, Nje shtet palaco si Shqiperia o do ti perzeje te ndershmerit, do ti izoloje apo abuzoje dhe do te edukoje hajdutet ose manipuluesit e turmave.

        Shteti per tu share , ne fakt politikat e mbrapshta te shtetit dhe jo populli.

  2. Vendosja e flamurit te republikes Turke ne prag te 75 vjetorit te republikes Turke eshte nje gjest simpatie e konsiderate per turqit. Te lidhesh aktet kriminale te disa personave ne france me respektin per popullin turk ska kuptim

    1. Problemi eshte se eshte 97 vjetori dhe jo 75-vjetori o shoku Astrit. Por me e rendesishme eshte se asnjehere me 28 nentor nuk eshte projektuar flamuri shqiptar. Pra Shqiperia feston per nje republike qe e ka mbajtur 5 sheluj nen thunder. Ne njefare menyre kjo eshte sindeome e Stokholmit dhe per me teper, bejlurcina shqiptare e ben kete gje per t’i treguar BE se nuk duam te jemi pjese e vendevr perendimore dhe e Europes se Bashkuar, por nje province e humbur e sulltanatit te Erdoanit. Kjo eshte simbolika e gjithe kesaj meseleje

  3. Uuuuu cfare titulli shekerdhateeee .

    Epo pritej kjo nga zagaret e Lapsit.
    Nuk kishte si ndodhte ndryshe

  4. Sulmet qe po ndodhin ne France nuk jane thjesht akte terroriste.
    Pa me thoni pak ju lutem a do te pranohej po te beheshin karikatura me Hebrenjt apo me Holokaustin???
    Per ca gjera ekziston liria e fjales e mendimit ndersa per ca te tjera jo.
    Franca eshte nje nga shtetet me te ndyra te Evropes, Franca po vret me miliona persona ne Afrike per interesat e saja ekonomike, etj etj
    Harruar ju o derra gazetare qe Franca na vuri gjobe ne per Liberalizimin e Vizave, o na jepni ca milione EUR o nuk ju japim Liberalizimin, dhe Sala u detyrua te blinte ato helikopteret e skaduar.
    Nuk dua te them qe Turqia eshte engjell mor te mos harrojme qe gjate periudhes se pandemise ishte i vetmi vend qe na ndihmoi se bashku me italine.
    Gjithashtu vlen per tu permendur fakti e ka mbi 8 muaj qe e gjithe Europa na ka mbyllur dyert, Shqipetaret mund te udhetojne dot vetem ne Turqi, asnje vend tjeter nuk na qas.

  5. NA RRUAJTET KARIN EDHE JU ME ERDOGAN E MAKRON . NE DO BEJME ME TE MIREN PER INTERESAT TONA . JU NUK MERAKOSENI SE GREKU PO MERR GJITHE DETIN , PO E NGRIN FLAMURIN VORIOEPIDHIOT NE MES TE SHQIPERISE , PO THOTE QE PO SHKOJME DERI NE HIMARE ME DET DHE MERAKOSENI PER ERDOGAN E MAKRON . U BETE ME QELBESIRA SE KRYEQELBESIRA NANO.

  6. Po clidhje do kishte flamuri grek ne tirane. As nuk e kena vu, e sma merr mendja te dale ndonje qeveri sado shkerdhate te jete, ta shpalose flamurin grek mbi ndertesat tona.
    Turqia kishte festen, dhe u vendos. Nuk erdhi franca me ndertu ndonje katund ketu ku flejm jasht tash sa muaj.
    Te gjithe i denojme me shume vendosmeri cdo akt terrorizmi, kudo qofte ne bote, po nuk para u vendosim flamuret.

  7. Reagimi i qeverisë franceze me projektimin e karagjozlleqeve te shpifura te Hebdo-se ishte një veprim i neveritshëm. Gjithashtu projektimi i flamurit turk është një shenjë servilizmi e qeverisë tonë ndaj asaj turke, kur nuk ka as reciprocitet.

    Prandaj Franca i meriton të gjitha (keqardhje për të pafajshmit), por te edukoje ata njerëz të degjeneruar te vetë. Kurse qeveria jonë e palluar bën mirë t’i mëshoj karrikes!!

    Nje mesazh ngushëllimi dhe përkrahje mjafton, edhe kaq!

  8. Po clidhje do kishte flamuri grek ne tirane more njerez. As nuk e kena vu, e sma merr mendja te dale ndonje qeveri sado shkerdhate te jete, ta shpalose flamurin grek mbi ndertesat tona.
    Turqia kishte festen, dhe u vendos.
    Te gjithe i denojme me shume vendosmeri cdo akt terrorizmi, kudo qofte ne bote, po nuk para u vendosim flamuret.

  9. O Bushat, ke te drejte qe te revoltohesh se aty ku eshte flamuri turk, sot, ishte dikur portreti i Hysni Kapos dhe Kadri Azbiut.

  10. Keta thjesht nuk e kuptojne cfare rendesie ka e drejta per te blasfemuar per Europen, vecanerisht per Francen, dhe shume mire qe Francezet te pakten po qendrojne simbolikisht. Shekularizmi fatkeqesisht prodhon mite te rinj qe gjithashtu i bien ne qafe lirise se shprehjes sepse metodologjia dhe mentaliteti i te shenjtes eshte i rrenjosur aq thelle ne psike sa thjeshte “zhdukja” apo zbutja e fese nuk e zhben dot. Tani kemi mitet e races, seksit, qofte dhe holokaustit, sepse fakti i mbrojtur me dhune shteterore shnderrohet ne mit etj. Shkenca si parim nuk i mbyll kurre ceshtjet. E verteta eshte qe nga liria e shprehjes fitojne te gjithe. Muslimanet nuk jane fort njerez te fjales por imagjinoni qe dikush pa bere karakitura te Muhamedit t’i ndalonte te thonin neper vendet e tyre te lutjes apo ne publik qe martesa eshte mes nje burri dhe 7 grave sepse ofendohen pederastet. Kjo eshte shenjteria per laiket. Laiket jane po aq te fiksuar dhe te ofendueshem sa fetaret, sepse te dyja palet jane produkte ideologjike dhe te dyja paleve ia kemi pare sherrin. Nje shoqeri plurale ku njerezit nuk kane tolerance ndaj ofendimit eshte e destinuar te shperbehet. E vetmja vlere qe eshte e pamundur qe dikush me mendje te qete dhe pas nje reflektimi te plote te mos e pranoje eshte liria e shprehjes.

  11. Turp, ne kohen kur ne France theren njerez nga islamiket e ketu duhej te vendosej flamuri frances ne shenje solidariteti vendoset ai turk qe na la injorante e te prapambetur nga perendimi per 500 vjet.
    Mos harroni turku mbetet pushtues.
    I ziu Skenderbeu I vertete jo ky banditi.
    Solidaritet me gjitha perendim e EU aty ku eshte vendi I Shqiperise qe rilindja nuk e do.

  12. Kamaleon.Shumë vënde kanë festat e tyre kombëtare që i kemi miq.Asnjëherë nuk është bërë një veprim i tillë.Do të isha dakort me të rmetin që ra ,mund të bëhej.Për popullin turk dhe për ata miliona turkoshqiptarë që mund të kënë pësuar dëme.Kjo do kishte sens me vlerë.Po ky derdimen ça ka bërë një gjë të saktë!!!!

  13. Nuk ka lidhje fare ky krahasim. Te dy vendet jane aleate per Shqiperine. Turqia me date 28 nentor vendosi flamurin shqiptar ne nje nga ndertesat kryesore te Ankarase. Jane fotot edhe ne internet.

  14. krahasimi nuk qendron. sot eshte festa e turqise, kur te jete 14 korriku do vihet dhe flamuri francez. personalisht turqit i kam shum zet se me duken te prapambetur por ky krahasim eshte futja kot o lapsi

  15. Historia shenon:Po sjell nje kujtese. A nuk eshte Franca penguesja dhe bllokuesja kryesore qe BE nuk hap negociatat Shqiperise, a nuk ishte Franca ajo qe “ngaterroi” himnin e sghtetit shqiptar ne ndeshjen France-Shqiperi , Dhe po kujtojme se si e respektoi Turqia pavaresine e Kosoves shqiptare “Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të Ankara-së, Atakule, u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Po ashtu me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u ndriçuan edhe dy urat e njohura të Stambollit.Dhe askush ne Turqi nuk kritikuan autoritet turke per kete veprim te jashtezakonshem respekti per shqiptaret, pasi edhe turkofobet shqipfoles e dine se Kosova eshte Shqiperi,pjese e saj.Po kështu edhe Tirana, kryeqyteti amë i të gjithë shqiptarëve me rastin e 97 vjetorit të Republikës së Turqisë, në respect të aleatit strategjik të shqiptarëve, të shtetit e të popullit turk në një prej shesheve të Tiranës u projektua një flamur i madh turk në murin e Universitetit Politeknik të Tiranës.Dhe prandaj nuk ka pse shqetesohet dhe te nxise percarje LAPSI.

  16. NGA KJO BOT NUK KA DALUR NUK DEL DHE NUK DO DAL KUSH ,PA PA U SHPERBLYER OSE NDESHKUAR PER VEPRAT QE KA BERE,KRIJIMIN HYJNOR NUK MUND TA SFIDOJN KUSH thotë:

    VERTET SHQIPRIJA,KA PERZIERJE ME PAKIc NGA GJITHA RRAcAT,,INTERESAT,PADREJTESIT,,SHEKULLORE,DHE KETO REFLEKTOHEN KUDO NE GJITHA FUSHAT E JETES DHE KY ESHTE SHKAKU QE NE SOT PO VUAJM ,POR DUKE QEN SE GJITH JEMI NJEREZ GJINI NJERZORE,VIM NGA I NJEJTI BURIM KRIJIMI ULLZIMI SISTEM FUNKSIONI,DHE NATYRALITETI,POR SEJcILI KERKON TE DREJTEN HAKUN DHE URREN PADREJTESIN ,DUKE QEN SE SHQIPTARET,NDOLLEN NE TOKEN E TE PAREVE TE VET,ME TE DREJTEN E VET,SHPRESOJ QE SHPEJT TE VIN KOHA QE SHQIPTARET TE BASHKOHEN ,DHE VETKOMANDOHEN DHE ADMINISTROHEN NGA VETJA DUKE VENDOSUR MIQESI REcIPRO cITET ME TE GJITH ME DREJTESI HAK,,DHE DO TE SHOHIM PASTAJ SE KUJT I TAKON TE BEJ ,TE URTIN TRIMIN ANALISTIN LLAFAZANIN , NE KET VEND,TANI LUANI, FLISNI ,SHANI , cIRRUNI JU URRYES TE KOMBIT SHQIPTAR,,SE ANDEJ NGA KENI DAL NUK JU NXE ME ULLTIMI PERPARA ,PER MENDIMET ESHT PERQENDRIM VEMENDJE ,PER FJALET QE FLITEN PERGJEGJSI DHE VEPRAT DHOGARI,ASKUSH TE MOS MENDOJ SE BEN SI DON DHE NUK MONITUROHET NGA DIKUSH,DEMTON SHQIPTARET DHE MENDON SE NUK DO PERGJIGJET,,SEJcILIT DO TI VIJ ORA TE JAP LLOGARI ,PAcMANGESHEM POR E MIRA ESHTE ,SEJcILI TI KONTRIBOJNE VENDIT KU MBAN FRYMEN GJALL SHQIPERIS DHE TE NDJEHET MIR

  17. Edhe kjo ngritja e flamurit turk ne tempullin e dijes Shqipe eshte karagjozllik alla Shqiptar, e qe se ben asnje komb ne planet vetem nese eshte shtet servil.

    Nqs Shqiperia eshte shtet pakicash eshte faji saj dhe tersi saj.

    Kur shteti mos mendoj te vjedhi njerzit, dhe njerzit mos vjedhin shtetin atehere dera e BE hapet vete.
    Te dy palet detyrat e shtepise nuk i kane bere e kane mbetur ne klase.

    Deri atehere jetoni dhe bashkjetoni me hajdutet, servilet, politikanet, oligarket, mafiozet etj kerma jasht mode e kohe.

  18. Po ne cfare festonim dje? S’po me rruhet kush feston. Asnje flamur i huaj as turk as italian as francez. Pse festojme ne festat e shteteve te huaja. Shtet lepires e legen.

  19. Ky kryemashtrues , ky hajdut kreminister te gjitha veprimet i ben vetem LER karriken e tije . Ketije monstre nuk ri rrehe per asnje ne bote vetem i ben per dy aresye 1) Duke pare qe negociatat nuk hapen per keqeqevirsjen e tije i ben presion europes se po nuk me hapet negociatat Shqiperia shkon drejte turqise, kines, rusise 2) per servilizmin e ndyre te tije 3) do te heqi vemendjen nga maskaralleqet e qeverise4) kerkon qe te mos permendet tradhetia kombetare e faljes se detit me greqin Duke bere mateveshje te fshehet . Per popullin turk Kam respekt ashtu si Kam per italiane , greket gjermanet , e vende te tjera te europes ku jetojne nje milion e gjysem shqipetaret

  20. Po mire, si ka mundesi qe paska kaq islamofob e turkofob fanatik, te cilet i nxit ky lapsi, Pse nuk shkruajten mediat mercenare kur me rastin e 107 vjetorit te pavaresise se Shqiperise Ankaraja , KULLA SIMBOL I SAJ DHE URA E BOSFORIT U NDRICUAN ME NGJYRART E FLAMURIT KOMBETAR TE SHQIPERISE, PRA ME NGJYRAT E FLAMURIT TE Skenderbeut i cili luftoi 20 vjet kunder Turqise dhe askush ne Turqi as individ, ass akademik e as media nuk u shqetesuan dhe as nuk kundershtuan.DHE PO KETE VIT NE DITEN E PAVARESISE SE KOSOVES ATO U NDRICUAN ME NGJYRAT E FLAMURIT TE KOSOVES. DHE KETE AS QE MUND TE MENDOHET QE TA BEJE AS PARISI, AS LONDRA, AS BERLINI, AS ROMA E JO ME GREQIA APO MOSKA.

  21. Per ju “patriote” qe shani marrdheniet me Turqine dhe ju vjen keq per Francen; pa Turqine, Shqiperia tani nuk do te ekzistonte,.
    Pa Turqine, Jugu do te fliste greqisht e veriu Serbisht.
    Eshte Turqia ajo qe na mban. Kujtoni ‘97-en, kur greku beri gati ushtrine te futej ne Shqiperi, ishte Tansu Çiller-kruemjnistrja turke, dhe Demireli – presidenti, qe kercenuan se ne se dikush do te fufej ne Shqiperi, Turqia do te vepronte.
    Ndersa gazetaret europiane e amerikane benin gara me njeri tjetrin kush te raportonte me pare sa shqiptare vrane njeri tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu