• |
ide | kryesore

Reagon Trump: Nuk heq kurrë dorë nga lufta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekipi i Presidentit Donald Trump ka lëshuar një deklaratë ku thotë se “populli amerikan meriton të ketë transparencë të plotë në të gjithë numërimin e votave dhe certifikimin e zgjedhjeve”.

“Kjo nuk ka të bëjë më me asnjë zgjedhje të vetme. Kjo ka të bëjë me integritetin e të gjithë procesit tonë zgjedhor” – thotë deklarata.

Deklarata akuzon demokratët që këmbëngulin për “parimin themelor” se “të gjitha fletët e votimit të ligjshme duhet të numërohen dhe të gjitha fletët e votimit të paligjshme nuk duhet të numërohen” dhe thotë se Trump do të “ndjekë këtë proces përmes çdo aspekti të ligjit”.

“Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe kombin tonë,” përfundon deklarata.

Trump vazhdimisht ka mbështetur idenë se numërimi i votave me postë që mbërritën pas ditës së zgjedhjeve është “i paligjshëm”.

Por fletët e votimit të vona mund të numërohen në rreth gjysmën e shteteve të SHBA – për sa kohë që ato shënohen në kartelën postare deri në 3 nëntor (dita e zgjedhjeve).

Kjo përfshin shtetet kyçe të Pensilvanisë, Nevadës dhe Karolinës së Veriut, ku pritet të dalë edhe fituesi.

Afatet për sa vonë mund të mbërrijë një fletëvotimi e dërguar me postë ndryshon nga shteti në shtet.
Presidenti ka bërë akuza të shumta për manipulim të zgjedhjeve, të cilat janë mohuar nga zyrtarët lokalë. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *