• |
ide | kryesore

Ish-sulmuesi i Kukësit zëvendësuesi i Muriqit, Challandes fajëson Maqedoninë për një vit pa fitore

-Instant, Sport



Kosova është gati të zbresë në fushë për vëllazëroren me Shqipërinë, në kohën kur ka kaluar pothuaj një vit që nuk shijon fitoren. Tekniku Challandes nuk prêt të kalojë krizën në këtë përballje, që e sheh të rëndësishme vetëm për ti dhënë minuta lojtarëve të dardanëve që nuk kanë luajtur shumë, por shpjegon shterpësinë e rezultateve duke evidentuar si factor vëmendjen tek përballja me Maqedoninë: “E kemi të qartë nuk është aspak një situatë e lehtë, po përballemi me Covidin. Besoj nëpër vështirësi të njëjta është duke kaluar edhe kombëtarja e Shqipërisë. Për mua nuk ka qenë patjetër që të zhvillohet kjo ndeshje. Është e qartë se pse nuk kemi fituar në ndeshjet e këtij sezonit të Ligës së Kombeve pasi që kemi qenë të fokusuar vetëm tek Maqedonia e Veriut”.

Mungesat vazhdojnë të penalizojnë teknikun e Kosovës, që nuk po arrin për shkak të situatës të ketë asnjëherë grupin e plotë, edhe për sfidat e nëntorit. Megjithatë, ish-sulmuesi i Kukësit Daku nuk është një zgjedhje sa për numër sipas teknikut: “Daku ka luajtur ndeshje të mira, është i ri dhe ka shënuar shumë gola. Kështu që, më duhej ta ftoja. Për mua është e rëndësishme të ftojë lojtarët më të mirë, jo për t’u dhënë kënaqësi. Pasi nuk kemi shënuar shumë gola me Kombëtaren dhe ai ka shënuar, kjo është arsyeja që e kemi ftuar. Dua të kem konkurrencë sa më shumë në ekip”, përfundoi Challandes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *