• |
ide | kryesore

Maradona del nga spitali, avokati i tij rrëfen: “Eshtë gjallë për një mrekulli”

-Instant, Sport



Diego Maradona është larguar nga klinika e Olivos për tu stabilizuar në një rezidencë në Nordelta, distrikti në veri të provincës së Buenos Aires, ku do të vazhdojë shërimin pas ndërhyrjes në kokë për shkak të një hematome subdurale. Leopoldo Luque, mjeku i argjentinasit, ka shpërndarë foton e parë të Maradonës pas ndërhyrjes kirurgjike: Pibe de Oro duket i buzëqeshur, në shtrat e me një garzë në kokë. “Diego është i pabesueshëm – tha ai – por duhet të vazhdojmë të punojmë me të. Do ti gjejmë një vend të përshtatshëm për pushimin”.

Pas tetë ditësh i shtruar, Matías Morla, avokati personal i Maradonës, ka folur për gjendjen shëndetësore të Pibe de Oro. “Diego ka përjetuar ndoshta momentin më të vështirë në jetë, besoj se është një mrekulli që është hequr ai iktus cerebral që mund ti kushtonte jetën – tha ai – Ka dëshirë të rehabilitohet edhe nga problemet e tjera. Duhet ti japim paqe e unitet, e mira e përbashkët me familjen e tij është se shëndeti i Diegos, vjen para gjithckaje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *