• |
ide | kryesore

Loredana dhe Mozzik vijojnë sërish bashkëjetesën aty ku e lanë pothuajse një vit më parë

-Instant, Paparazzi, Slider



A pati një divorc mes Loredanës dhe Mozzik?

Asnjëri prej tyre nuk ka folur rreth kësaj pyetje, e vetmja qgjë që ata deklaruan ishte ndarja. Por pak ditë më parë fansat vunë re një detaj të rëndësishëm tek Loredana. Bëhet fjalë pikërisht për një unazë në gishtin e dorës së majtë, një detaj që do të thotë që çifti nuk kanq qënë kurrë të divorcuar. Sipas “Neës31.al” Loredana dhe Mozzik kanë nisur të bashkëjetojnë sërish në Gjermani. Nuk ka ende detaje se kur ka rinisur bashkëjetesa e tyre, por risjellim në vëmendje se gjatë karantinës Mozzik ishte në Kosovë.
Mozzik dhe Loredana konfirmuan zërat për ribashkim disa javë më parë në publikim e pjesës së parë të dokumentarit të Loredanës ku u shfaq edhe Mozzik.Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.

Reperi shprehet në një moment se:

Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë.”

Duket se rikthimi në krahët e njëri-tjetrit ka ndodhur shumë kohë më parë por u zbulua vetëm tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *