• |
ide | kryesore

Tiranë/ Bie zjarr në një banesë, ndërron jetë një qytetar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës njofton se një zjarr ka rënë sot në mëngjes në një banesë në kryeqytet. Në njoftim thuhet se si pasojë e rënies së zjarrit, ka humbur jetën një person, rreth 50 vjeç.

 

“Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *