• |
ide | kryesore

“Kur shkova unë, asnjë trajner nuk do bënte më mirë”: De Boer nuk ka asnjë kujtim të mirë nga Inter

-Instant, Sport



Frank De Boer, është kuptuar gjatë viteve, nuk ka ruajtur ndonjë kujtim të bukur nga historia e shkurtër dhe e pasuksesshme me Inter. Tekniku hollandez që, edhe në sezonet që pasuan largimin e tij nga Milano, nuk ka shkëlqyer për nga rezultatet, përkundrazi, ka folur për mikrofonët e portale AD.nl mbi eksperiencën e tij tek zikaltrit, duke sulmuar klubin.

De Boer deklaroi: “Ishte një situatë e vecantë tek Inter kur mbërrita aty, ishte një rrëmujë e pabesueshme. Sigurisht unë mund të bëja më mirë, të veproja ndryshe, por dinamikat e brendshme e të jashtme të shoqërisë nuk më ndihmuan aspak, komplikuan më shumë gjërat. Jam i bindur se gati asnjë trajner nuk do të mundej të bënte mirë në atë kohë e me atë ambjent. E tregon fakti se pas meje thirrën tre trajnerë, Piolin, Vecchi e Spallettin“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *