• |
ide | kryesore

Inter humbet D’Ambrosion, pozitiv me Covid-19: mbrojtësi është ndjerë keq të dielën

-Instant, Sport



Pas etheve dhe ankthit, ka mbërritur edhe rezultati i tamponit që ka saktësuar se Danilo D’Ambrosio është pozitiv me Covid-19. Anësori i Interit, të dielën në Torino, kishte akuzuar një gjendje të keqe shëndetësore me pak temperaturë para ndeshjes. Duke parë simptomat gripale, lojtari u kthye menjëherë në Milano me një makinë private, një test i parë i shpejtë kishte dhënë rezultat negativ, ndërsa sot ka mbërritur lajmit për pozitivitetin e lojtarit.

Ekipi zikaltër nuk është stërvit dje, duke pasur parasysh ditën e pushimit të dhënë nga Antonio Conte, dhe do të kthehet në punë sot duke ndjekur protokollin shëndetësor. Mbrojtësi zikaltër tashmë është në karantinë në shtëpinë e tij, ndërsa edhe lojtarët e tjetër do të kryejnë xhiron e tamponit, për të konfirmuar gjendjen e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *