• |
ide | kryesore

Bastet e japin të sigurtë fituesin e Serie A: ja favoritët për titullin kampion

-Instant, Sport



Ka nisur java që çon në raundin e parë të Serie A. Pas një vere miqësoresh, revolucionesh dhe pritjesh, tani radhën e ka fusha: nis gjithcka të shtunën në 18.30 me Inter-Genoa dhe Verona-Sassuolo, me javën që do të mbyllet të hënën me ndeshjen Cagliari-Spezia (18.30) dhe Sampdoria-Milan (20.45). Bëhet gati të fillojë një sezon i pasur, i gjatë dhe intensiv: kush do të kurorëzohet kampion i Italisë për 2021/22?

DERBI I ITALISË — Pas nëntë vitesh sundimi të Juventus, stema e kampionit do të jetë në fanellat e Interit. Pyetja e parë lind natyrshëm: a do të jenë në gjendje zikaltrit të mbrojnë titullin që e ndoqën për njëmbëdhjetë vjet? Shumë gjëra kanë ndryshuar: Conte, Lukaku dhe Hakimi (si dhe Pintus dhe Oriali) përshëndetën klubin, Simone Inzaghi mbërriti në pankinën zikaltër, ndërsa në merkato, shoqëria po punon për të forcuar skuadrën. Sipas bookmaker, në vijën e parë për triumfin në kampionat, favoriti është një tjetër: Juventusi “i ri” i Massimiliano Allegri, i cili u kthye te bardhezinjtë me qëllimin e qartë për të sjellë titullin në Torino.

TË TJERAT — Pastaj janë të tjerët, mes vazhdimësisë e shkatërrimit në lidhje me sezonin e kaluar. Te zërat e parë futet Milan dhe Atalanta, të cilët rifillojnë respektivisht nga Stefano Pioli dhe Gian Piero Gasperini: Djalli dhe Perëndesha do të jenë të impenjuar gjithashtu në Ligën e Kampionëve dhe, në letër, ata janë rivalët më të akredituar që do të përpiqen të shqetësojnë Juventusin dhe Interin. Në pritje që javët e fundit të merkatos ti përziejnë disi kartat, kujdes duhet bërë nga dy romanet. E këtu kureshtja është e madhe: a do të mundet Mourinho ta kthejë Romën në majë? Ndikimi mediatik i portugezit nuk diskutohet, por cilat mund të jenë ambiciet e vërteta të verdhekuqve? Pastaj është Lazio e Maurizio Sarrit, i cili u kthye në Itali pasi fitoi titullin me Juventusin në sezonin 2019/20: ndryshimi i kursit në krahasim me menaxhimin e Inzaghit është i dukshëm. A mund të jetë bardhekaltrit një minë vagante në kampionatin e ardhshëm? Shumë pyetje, që përgjigjet do ti marrin vetëm në fund të sezonit: Serie A është gati të kthehet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *