• |
ide | kryesore

Asambleja e PS/ Rama: Kam qenë i trazuar pas kësaj fitoreje politike

-Instant, Lajme, Të fundit



Në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka nisur Asambleja e Partisë Socialiste. Pas himnit kombëtar, kryeministri Edi Rama mban fjalën hyrëse. Rama e ka cilësuar si më të vështirën fitoren e mandatin të tretë. Nga Asambleja e PS, Rama tha se do bëjnë të pamundurën për tu rikonfirmuar sërish pas katër vitesh.

“Ngritëm një makineri elektorale të fuqishme, të ndërtojmë një skuadër përfaqësuese. Të krijojmë një frymë fituese me vizion dhe program pozitiv. Fituam mandatin e parë, u konfirmuan në të dytin dhe si askush më parë u rikonfirmuam këtë vit për të tretën herë. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Thjeshtë fakti që jemi ne të parët flet vet për vecorinë dhe vështirësinë. Por kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë për tu merituar. Ndryshe nga sporti ku fitoret meritohen kur arrihen, në politikë fitoret meritohen vetëm pasi arrihen. Fitorja në zgjedhje janë mundësia për të vazhduar beteja, për tu kthyer zgjedhësve kredinë e lartë të përfaqësimit.

Nuk kam qenë asnjëherë më i trazuar se pas kësaj fitoreje politike se sa këtë herë. Jo se më parë sfidat kanë qenë të lehta apo kam parë me sy mbyllur fusha me lule, por se sa sa më shumë gara fiton aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin”, tha Rama.



3 Comments

  1. Mashruesi patologjik vazhdon te talle bythen me shqiptaret, znj. Kim eshte duke u shkelyer se qeshuri, kesjtu e do ky popull qe pelqen barin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *