• |
ide | kryesore

El Shaarawy shpëton Mourinhon në shtesë: Sassuolo dorëzohet pas një super goli

-Instant, F1, Sport, Video



Roma vazhdon rrugën e suksesit në Serie A. Në javën e tretë të kampionatit, skuadra e Mourinhos mposht Sassuolo 2-1 dhe mbetet me pikë të plota në krye të renditjes së bashku me Napolin dhe Milanin. Në Olimpico, verdhekuqtë zhbllokuan ndeshjen me Cristante (37′), pastaj Djuricic (57′) barazoi rezultatin. Në kohën shtesë El Shaarawy vendosi ndeshjen me një perlë në minutën e 91′, pas shtyllave të goditura nga Abraham e Traore dhe pritjeve të shumta nga Rui Patricio dhe Consiglio.

Përfundon 2-1 mes Romës dhe Sassuolos pas një loje plot emocione dhe raste, veçanërisht në pjesën e dytë. Roma kaloi në epërsi në minutën e 37-të, kur Pellegrini me një veprim inteligjent, në një goditje dënimi, gjeti Cristanten, perfekte në inserim. Në pjesën e dytë, barazoi rezultatin Djuricic, një nga më të mirët në fushë, i shërbyer nga një asist brilant i Berardit. Loja u ndez pikërisht aty, me dy skuadrat që kërkonin fitoren: Pellegrini, autor i një ndeshje të madhe, impenjoi Consiglin, ndërsa me topin të rikthyer Abrahami gaboi duke goditur shtyllën.

Sassuolo është shumë i rrezikshëm në tre raste, por Rui Patricio është i mrekullueshëm në shmangien e dy golave praktikisht të bërë, fillimisht ndaj Berardit, pastaj ndaj Bogas. Një tjetër emocion e provokon Traore, i cili goditi shtyllën sapo hyri në fushë, por në fakt gjithcka ndodh në kohën shtesë: El Shaarawy shënoi me një goditje të shkëlqyer në shtyllën e largët, pastaj Scamacca gjeti një gol të mrekullueshëm, por veprimi i tij u anullua nga një offside i dukshëm në nisje të aksionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *