• |
ide | kryesore

Vrasja e nënkomisarit Hoxha/ Ministri Çuçi: Lufta me krimin, e vazhdueshme

-Instant, Lajme, Të fundit
Çuçi



Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar ditën e sotme për vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha. Nëpërmjet një deklarate Çuçi shprehet se Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit dhe se lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt.

“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt.”-shprehet Çuçi.



10 Comments

  1. Luftoni luftoni. Ndonje koment per luftetarin e kanabisit Sajmir Tahiri keni? Qe ne gjykate sot, te larte, nuk bete nje cike presion? As ti Cuc, as Rama po as Kimi nuk thate apo ciceruat gje!

  2. Lufta vazhdon thote Çuçi . E thene nga ju qe e mbollet , e vadite , e prashitet dhe u kujdeset deri ne detaje qe nje te neserme ky femije te behej i zoti i vetes dhe tju frynte xhepat ju , xhelateve te shqiptareve , nuk ka sens . Ky femije qe emrin e ka Narko ose me sakt Narkoshtet sot ka freret e shtetit ne dore .
    I jap ngushellimet me te sinqerta familjes Hoxha per ikjen para kohe te te dashurit te tyre . Por kisha nje pyetje amatoreske per ju o narkoshtet . Si ka mundesi qe nje polic i vetem del per kontroll kunder kanabisit ? A eshte normale , apo mos jane me te thella gjerat ?

  3. Mos ishte ndihma juaj, më pak dëshmorë do kishte vendi….
    Ju që për 100 ditë “rikthyet rendin dhe qetësinë në vënd”
    Shkatërruat gjithçka!

  4. Nuk e le mjekrra kete palloshin Cuci.
    Eshte interesante pas Rames te gjithe rilindasit po lene mjekerr a thua se vertet jane te tille. Edhe Ulsiu ka lene mjekerr!!!!

  5. Ky po qe e lufton. Prandaj o ikin nga syte kembet kriminelet. Dridhen kur degjojne fjalen polici. Ti i ke 80 % te policeve ne sherbim te krimit o Cyc

  6. Kjo është me meritë të këtij populli idiot që u shitën dhe ju dhan votën këtyre derrave që shkatëruan rininë shqiptare popull më idiot se gjen në rruzullin toksor

  7. Hapni vende pune more plehra ose legalizojeni hashashin si Hollanda sepse njerzit duan te ushqehen. Krimi hiqet me punesim dhe edukim. Qelbesira pijanec dhe te degjeneruar. Ju i keni lene njerzit pashprese qe ju Denofte Zoti dhe vdekshi me vuajtje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *